E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Çakmaku: Deri kur do të poshtërohemi

01
Çakmaku: Deri kur do të poshtërohemi

Sa shpesh po na ndodh që të poshtërohemi edhe si individ edhe si institucione edhe si shtet. Sot isha tek zyrat e OVL-UÇK-ës që ta kundërshtoi këtë poshtërim institucional që po i bëhet kësaj organizate që përmes kësaj rruge dytësore të njëlloset lufta e UÇK-ës.

Kjo që ndodhi këto ditë me dosjet e dorëzuara tek OVL-ja ishte një preteks që ishte i domosdoshëm që organet e eulexit të cilat kryekëput janë vënë në shërbim të sërbisë të kenë qasje në dosjet e veteranëve të UÇK-ës e cila do të prodhojë efekte juridike me shumë se sa politike.
Këto dosje do ti vehen në dispozicion të specialës sepse dosjet e veteranëve janë të ndara edhe në bazë të njësive edhe pozitave të cilat i kanë pasë edhe gjatë luftës edhe pas lufte ku në mënyr drastike do të rritet numri edhe i të akuzuarve edhe i dëshmitarve edhe gjithashtu do ti dorzohen edhe serbis ku pastaj përmes flet arresteve të interpolit do të persekutohen me mundësi edhe të ekstradimit të tyre tek organet e sërbis.
Fatkeqësia të jetë edhe më e madhe në Kosovë u instalua një qeveri jo legjitime e cila të gjitha resurset e veta do ti vë në jetësimin e kërkesave të sërbis.

Lista sërbe e cila po i përcakton politikat e qeverisë KOTI është duke e shfrytëzuar maksimalishtë këtë varshmëri prej votës së tyre që në këtë periudhë e cila po del të jetë periudha më e rëndësishme që pas shpalljës së pavarsisë kahet e zhvillimit të jenë të përcaktuara nga vullneti i beogradit përmes listës sërbe.

Aferim shqipëtar e veçanërisht qeveritar për këtë poshtërim që po ja bëni popullit dhe shtetit.

Avni Çakmaku – anëtar i kryesisë së Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.