E diel, Maj 5Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Duraku: GËZIMI DO TË VIJ !

Duraku
Duraku: GËZIMI DO TË VIJ !

Unë, si shumë përkrahës të partive të tjera, me të vërtetë mendoja se drejtësia dhe të drejtit do të fitonin, mbase naivisht për shkak të jehonës në mediat sociale. Sidoqoftë, gënjeshtra fitoj mbi parimet dhe ndarja fitoj mbi unitetin.
Më janë dashur shumë ditë dhe një udhëtim i gjatë nëpër fazat e pikëllimit për të arritur në këtë pikë, por kam vendosur që nuk do të largohem. Unë kam lindur në Kosovë, jam rritur këtu, jam një Kosovarë krenar dhe jam një Musliman Kosovarë. Kjo është shtëpia ime.

Gjërat duhet të ndryshojnë. Nuk do të jetë e lehtë dhe ndryshimi mund të mos ndodhë në jetën time. Abraham Lincoln dikur tha: “Më jep gjashtë orë të pres një pemë dhe unë do t’i shpenzoj katër të parat duke e mprehur sëpatën”. Ndoshta unë do të mprehë sëpatën për shumë vite që vijnë, dhe për mua kjo është në rregull. Mirëpo jam i bindur që GËZIMI do të vij.
Ne myslimanët besojmë se sfidat në jetë janë të garantuara dhe Allahu nuk e ngarkon asnjë më shumë sesa mund të bartë. Pra, ndërsa puna që duhet të bëhet dhe rruga mund të jetë e gjatë, një pjesë e vogël prej 96% muslimanë në Kosovë mund të largohen nga ne, të mos na përkrahun, të na ofendojnë, fyejn, të shpifin, të na linçojnë, por shumë si unë do të qëndrojnë, dhe do të sigurojnë luftën për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë, ku politikani do të jetë në shërbim të popullit e jo e kundërta.

Enlirat Duraku
Anëtar i kryesisë së Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.