E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Duraku: Infermier në klinikën e Reumatologjisë në Prishtinë, njëherit anëtarë i Partisë FJALA

Enlirat Duraku
Infermier në klinikën e Reumatologjisë në Prishtinë, njëherit anëtarë i Partisë FJALA

– Po e përfundoj me Kryemnistrin Kurti

Nëse dëshironi më shani, linçoni, fyeni e ofendoni.

Si është e mundur kjo?
Si mund të gjejnë mbështetje demagogët gënjeshtar një shoqëri me histori krenare të demokracisë ?
A janë njerëzit të pandjeshëm ndaj gënjeshtrave? A nuk e dinë ata nëse gjërat janë të vërteta apo të rreme? A nuk u intereson më njerëzve për të vërtetën?

Përgjigjet janë të nuancuara dhe mbështeten në dallimin midis të kuptuarit tonë konvencional të ndershmërisë dhe nocionit të “origjinalitetit”. Elementi kryesor i ndershmërisë është saktësia faktike, ndërsa elementi kryesor i origjinalitetit është një përafrim mes paraqitjes publike dhe private të një politikani.

Përkrahësit e Kurtit duhet të kërkojnë llogari dhe korrigjimin e gënjeshtrave të Kurtit. Kjo do të thotë, kur njerëzit mësojnë se një pretendim specifik është i rremë, ata duhet të zvogëlojnë besimin e tyre në atë pretendim. Sidoqoftë, bazuar në sharjet dhe linçimet nga mbështetësit nëse kritikohet Kurti, duket se nuk ka asnjë ndryshim të besimeve dhe ndjenjave ndaj Kurtit nga mbështetësit të tij. Kjo do të thotë, mbështetja mbeti e qëndrueshme pa marrë parasysh sa njerëz kuptuan se deklaratat e Kurtit ishin të pasakta. Patjetër që votuesit mund të kuptojnë mirë kur një politikan gënjen, dhe ata mund ti shpalosin të pavërtetat kur vihen në dukje. Por të njëjtët votues duket se tolerojnë të jenë të gënjyer pa e mbajtur përgjegjës kandidatin e tyre të favorizuar.

Që nga rrëzimi i qeverisë e deri tash janë identifikuar rrethana specifike në të cilat njerëzit pranojnë politikanët që gënjejnë. Vetëm kur njerëzit ndjehen të injoruar dhe të përjashtuar nga një sistem politik, ata pranojnë gënjeshtra nga një politikan që pretendon të jetë kampion i “popullit” kundër “establishmentit” ose “elitës”.
Në ato rrethana specifike, shkeljet flagrante nga kjo elitë – dhe mbrojen siç është ndershmëria ose drejtësia , mund të jetë sinjal se një politikan është një kampion autentik i “popullit” kundër “establishmentit”.

Për politikanët populistë, si Kurti i cili rezemblon në mënyrë të qartë një lider mitik kundër një elite po aq mitike, mosrespektimi i hapur ndaj fakteve nënvizon vërtetësinë e tyre në sytë e mbështetësve. Asnjë sasi e kontrollit dhe ekspozimit të fakteve nuk do të zvogëlojë mështetjen e Kurtit, si një demagog populistë. Të sfidosh demagogët dhe ta bësh gënjeshtrën përsëri të papranueshme, kërkon që votuesit të rifitojnë besimin në sistemin politik. Kur njerëzit e konsiderojnë një sistem politik si të ligjshëm dhe të drejtë, ata hedhin poshtë politikanët që thonë të pavërteta dhe ata nuk pranojnë të gënjehen. Pra, çelësi për të përparuar përfshin ndjekjen e politikës që zvogëlon tërheqjen e demagogëve populistë dhe që krijojnë standarde që politikanët të jenë më të sinqertë.

Nuk ka asnjë recetë të shpejtë dhe të lehtë për këtë proces. Por është e qartë që duhet të kemi një bisedë të sinqertë me vetëveten se a është në interesin tonë që gënjeshtarëve t’ua mbushim sallat plotë gjatë fushatave e barku ynë thatë, e shumë pyetje tjera që kemi nevojë t’ia parashtrojmë vetëvetes.

Prap, nëse doni më shani, linçoni, fyeni e ofendoni, mirëpo është e vërteta dhe ju vetë e dini .

Enlirat K. Duraku
Anëtar i Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.