E hënë, Maj 6Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Duraku: JO, diskriminimit të stafit mbështetës

Enlirat Duraku
Duraku: JO, diskriminimit të stafit mbështetës

Arsyetimi që nëse nuk jeni në listë të pagave, nuk ka mundësi që të bëhet kompenzimi i stafit mbështetës me shtesa për rrezikshmëri është i kuptueshëm, mirëpo motivimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk u’a ndalon askush askujt.
Kryeministri Hoti e ka mundësinë që me një nënshkrim këtë çështje ta rregulloj, ndërsa stafi mbështetësi t’i gëzon shtesat të cilat u takojnë me plotë meritë.

Duhet të sigurohen kushte përmes të cilave i gjthë fokusi të zhvendoset tek parandalimi i përhapjes së infekcionit dhe menaxhimi i pandemisë, e jo në procedura burokratike.

Punëtorët e sigurimit fizik, higjienistët, servueset e ushqimit, punëtorët e mirëmbajtjes së O2, vozitësit e ambulancave, shërbimet teknike, punëtorë administrativ, bartësit si dhe të gjithë të tjerët pa dallim nëse punëdhënës kanë kompani private apo jo, sigurisht që kanë meritat e tyre të pakontestueshme në betejen antiCOVID.

Jemi të gjithë në të njejtën barkë, andaj edhe valët e detit do duhej të na dërgojnë në drejtim të njejtë.
Kosova nuk e ka luksin që sidomos në periudhën në të cilën po kalojmë të ketë shkëputje hallkash, e cila shkëputje padyshim që rezulton në stagnim të progresit.

Enlirat Duraku
Infermier në QKU
Anëtar i kryesisë së Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.