E hënë, Maj 20Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Fatmir Smajli kërkon votën tuaj: Na jepni mundësinë që t’ua kthejmë krenarinë

Fatmir Smajli

Fatmir Smajli kërkon votën tuaj: Na jepni mundësinë që t’ua kthejmë krenarinë

Prishtinë, 01.06.2017

Fatmir Samajli i cili është magjistër i shkencave ekonomike, njëherit veteran i UÇK-së, kandidat nga radhët e partisë FJALA, kërkon besimin e qytetarëve të vendit për mandatin e tij të parë si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Smajli tha se të rinjtë dhe të rejat, studentët, intelektualet, ndërmarrësit, pensionistët, madje edhe qytetarët e zonave të thella që merren me bujqësi e blegtori me të cilët takohemi çdo ditë, na jep garancinë më të fuqishme se partia FJALA e ka të sigurt kualifikimin si parti parlamentare me 11 qershor.

”Ejani që së bashku të shkojmë një hap përtej ankesave, dëshpërimit e pesimizmit. Tani është koha të punojmë se bashku që Partinë Fjala të e bëjmë faktor përcaktues pas 11 qershorit.
Na jepni mundësinë që qytetarit të Kosovës të ja kthejmë krenarinë. Ta bëjmë Kosovën shtet me demokraci funksionale ku askujt nuk i mohohet e drejta e tij për tu punësuar për shkakun se nuk i takon një partie politike. Një shtet ku askujt nuk i mohohet e drejta për tu shkolluar për shkakun se është praktikues i një feje të caktuar. Ta bëjmë Kosovën një shtet ku para drejtësisë jemi të barabartë pavarësisht pozitës në shoqëri dhe statutit ekonomik.
Na mundësoni që se bashku të e bëjmë Kosovën shtet të barabartë për të gjithë” tha Fatmir Smajli kadidat për deputet nga partia FJALA.
Me 11 Qershor voto #Partinë Fjala me numër 29 dhe #Fatmir Smajli me numër 5.

01203

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.