E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

FJALA do ta mbështesë sportin në Prizren

FJALA Llogo 01
FJALA do ta mbështesë sportin në Prizren

Prishtinë, 04.10.2017

Dikur qyteti i Prizrenit ka qenё shembull pёr tё mirё, nga ku kanё dal sportist tё njohur nё arenёn ndёrkombёtare, ndёrsa sot me nga njё klub futbollistik, basketbollistik, henbollistik, tё cilёt as nuk pёrkrahen nga komuna. E mos tё flasim pёr sporte tё tjera qё nuk kemi asnjë klub.

Dikur unё kam ushtru hendboll pёr K.H. Prizreni dhe nuk kam pagu asnjё cent.

Sot janё bё aq shumё shkolla pёr klube sportive, edhe pse qytetarёt duhet tё paguajnё nga 20 euro, kёto shkolla nuk po mund tё mbijetojnё dhe mbyllen shpejtё. Ka prej fёmijёve qё janё talent, mirpo kushtet ekonomike qё i kanё shumё qytetar tё Prizrenit, nuk munden me ia plotёsu dёshirёn fёmijёve tё talentuar tё luajnё sportin qё e kanё nё ёndёr.
Partia FJALA me kandidatёt e tyre, e nё krye me kryetarin Nexhmedin Ramadani, do ti ndaj mjete financiare qё mё sё paku ti kemi nga dy ekipe pёr meshkuj dhe nga njё ekip pёr femrat, nё futboll, basketboll, hendboll, shah, not, tenis, bjeshkatari-alpinizёm, e nё sporte tё tjera.

Do tё punojmё qё tё formojmё shkolla pёr klubet sportive ashtu qё rinia mos tё humbin kohёn e lirё kot, por tё merret me sport, sepse sporti i bёnё ata mё tё shёndetshёm dhe sportistёt janё ambasadorёt mё tё mirё.

Pse mos ta pёrfaqёsojnё qytetin tonё, Prizrenin, kёta ambasador tё ri.

Kjo ёshtё njёra prej pikave qё ne do ta kthejmё dal nga dal dinjitetin qytetarёve tanё dhe nga kёtu do tё fillojmё me zbutjen e papunёsisё dhe zhvillimin ekonomik.

Mё duhet tё pёrmendi se partia Fjala ka edhe plane tjera nё fushat e Ekonomisё, Turizmit, Kulturёs, Shёndetёsisё, Sundimit tё ligjit, ku nё pika tё shkurtёra do ti publikojmё nё vazhdim dhe do ti informojmё mediat.

Gjithashtu bёjmё ftesё publike pёr qytetarёt e Prizrenit qё tё mos ngurojnё, por tё dalin nё zgjedhjet e 22 tetorit masovikisht. Mos thuani “Vota jonё po djeget”. Por tё votojnё partinё Fjala.

0002

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.