
FJALA: Kundër votimit të demarkacionit | Intervista nga Kosova Press
Prishtinë, 19.03.2018
Partia Fjala është shprehur kundër ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke thënë se Qeveria po bën presion që me çdo kusht të kalojë marrëveshja dhe po i nënshtrohet Listës Serbe për t’i bindur që ta votojnë demarkacionin.
Anëtari i Forumit Rinor të Partisë Fjala, Nderim Sejdiu, tha se Qeveria e tanishme për interesat personale po bën presion që me çdo kusht të kalojë marrëveshja për ratifikim të kufirit me Malin e Zi.Po ashtu, Sejdiu theksoi që Qeveria po iu nënshtrohet Listës Serbe për t’i bindur që ta votojnë demarkacionin. Anëtari i Kryesisë së Partisë Fjala, Bedri Bytyqi për KosovaPress tha se kanë qenë të parët që e kanë kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.
Video nga Kosova Press
Lajmi nga Kosova Press
http://www.kosovapress.com/sq/lajme/fjala-kunder-votimit-te-demarkacionit-154243/