E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

FJALA: Bën thirrje që marrëveshja për e demarkacionit me Malin e Zi të mos votohet nesër në Kuvend | Intervista nga Ekonomia Online

Konferenca e FJALËS Kundërshtimi i Demarkacionit (10)
FJALA: Bën thirrje që marrëveshja për e demarkacionit me Malin e Zi të mos votohet nesër në Kuvend | Intervista nga Ekonomia Online

Prishtinë, 19.03.2028

Partia Fjala ka bërë thirrje që marrëveshja për e demarkacionit me Malin e Zi të mos votohet nesër në Kuvend, raporton Ekonomia Online.

Nderim Sejdiu nga grupi i të rinjve të kësaj partie, tha se ratifikimi i marrëveshjes është hap prapa kauzës së Adem Jasharit e Zahir Pajazitit.
“Votimi i demarkacionit dhe kalimi në parlament i kësaj marrëveshje do të ishte një grusht i atyre që e votuan këtë legjislativ por njëkohësisht edhe luftën e bërë për atë tokë që sot në një mënyrë apo tjetër po i falet Malit të Zi”.
“Fajin kryesor për këtë gjendje është vet qeveria dhe deputetët e vendit të cilët për interesa personale po lobojnë me çdo kusht që të ratifikojnë këtë marrëveshjes por më keq qeveria e Kosovës i bie në gjunjë Lista Srpska për votën e tyre”, u shpreh ai.

Ndërsa Bedri Bytyqi, ish-kandidat për kryetar të Malishevës nga kjo parti, tha se kushti i Bashkimit Evropian për ratifikimin e demarkacionit është i padrejtë, pasi sipas tij një gjë të tillë nuk e kanë pasur vendet e tjera potenciale për t’u anëtarësuar në BE.

“Alternativa jonë si subjekt politik është që të luftohet krimi dhe korrupsioni që është mbjell me vite dhe pas kësaj qytetarët e Kosovës t`u mundësohet të lëvizin lirshëm në shtetet e perëndimit mirëpo kjo është vështirë të ndodh kur e dimë që pikërisht ata që e kanë qeverisur dje dhe ata që qeverisin sot e kanë zhytur vendin në gjendjen që gjendemi sot”.Bytyqi më tutje shtoi se Kosova nuk e ka komoditetin që të falë tokë në këmbim të lëvizjes së lirë.“Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kanë komoditetin që të falin tokë në këmbim të lëvizjes së lirë por edhe nëse ratifikohet marrëveshja lëvizja e lirë nuk do të ndodh pa luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e këtë nuk mund ta luftojnë ata që e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje”,tha Bytyqi.

Video nga Ekonomia Online

LAjmi nga Ekonomia Online

Partia Fjala bën thirrje që të mos miratohet demarkacioni me Malin e Zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.