Sot filloi fushata për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 17 Tetor
Të nderuar qytetarë,
Sot filloi fushata për zgjedhjet komunale që do të mbahen me 17 Tetor.
Partia FJALA në këto zgjedhje do të garoj vetëm në dy komuna, në Prishtinë dhe në Skenderaj.
Në Prishtinë bartës i listës është magjistri Avni Çakmaku i cili po ashtu kandidon edhe për Kryetar të Komunës së Prishtinës.
Ndërsa në Skenderaj bartës i listës është historiani Berat Dajaku i cili që dy mandate ishte edhe asambleist në këtë komunë.
Ju ftojmë të përkrahni Partinë FJALA duke zgjedhur numrin 173, po ashtu të përzgjidhni kandiatët tonë për asamblenë komunale.