Qytetarë të komunës së Prishtinës
Edhe në këto zgjedhje por edhe në të gjitha zgjedhjet prej pavarsisë e tutje u është premtuar spitali regjional dhe kjo ka qenë e vetmja qasje sa i përket përmirësimit të shërbimeve shëndetsore të komunës tonë. Në një periudhë të shkurtër kohore ka pas një intervenim infrastrukturor, intervenim që u përshëndet nga qytetarët duke shpresuar se do të ketë përmirsim edhe në ofrimin e shërbimeve e pritur që nuk ndodhi.
Unë si kandidat për kryetarë komune përpos që do ta realizoi premtimin për spitalin regjional që merr kohë të gjatë për tu finalizuar gjithashtu ju premtoi se në ndërkohë me buxhet komunal do të punësojë specialistë të të gjitha fushave të cilët do të ofrojnë shërbime specialistike edhe pas dite në të gjitha QKMF-ët dhe në tri prej QKMF-ve të qytetit do të ketë shërbime specialistike 24 orë.
Kjo qasje përpos që do të përmirësojë dukshëm ofrimin e shërbimeve shëndetsore, do të bëjë edhe shkarkimin e Qendrës Klinike Universitare nga mbingarkesa të cilën e kanë sot, do të krijohej edhe stafi specialistikë me përvojë për spitalin regjional i cili detyrimisht do të përfundoi brenda mandatit katër vjeqar. Shumica apsolute e QKMF-ve do të pajisen me paisjet për ultrazë, Rentgenat do të punojnë edhe pas dite pra ne si parti por edhe une si kandidat ju garantojmë se përmirsimi i shërbimeve shëndetsore do të ndodhë menjëher me premtim që do të avancoi pa ndërpre.
Partia FJALA dhe unë si kandidat ju ftojmë që të na votoni që shërbimi ndaj jush të avancoi.
Avni Çakmaku
Kandidatë për Kryetar të Prishtinës
Bartës i Listës nga FJALA me nr.173