E enjte, Mars 28Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

FJALA uron 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Flamuri i kosovës
FJALA uron 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Të nderuar qytetarë,
Urime 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,
Urime 14 vite Shtet.

17 shkurti i vitit 2008, paraqet datën e kurorëzimit të sakrificës së shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shumë bijë dhe bija ranë dëshmorë për liri dhe pavarësi, shumë të tjerë u dënuan dhe u përsekutuan, por kurrë nga ideali për liri dhe pavarësi nuk u dorëzuan.

Në krye të kësaj sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe pavarësi qëndron Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili nuk kurseu as jetën e tij dhe as familjen e tij, kështu për këtë ditë ai sëbashku me familjen e tij dhanë jetën dhe u bënë shembull për brezat që do të vijnë se si luftohet dhe si vdiset për liri dhe pavarësi.

Të dashur qytetarë, ne duhet të punojmë që vendi ynë i dashur, Kosova jonë e dashur, të gëzoj vërtetë atë që e meriton, që amaneti i dëshmorëve tonë në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari të realizohet, ku liria, drejtësia dhe pavarësia të jetësohet në kuptim të plotë të fjalës.

Urime, shëndet dhe suksese për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

FJALA
Prishtinë, 17.02.2022.