E premte, Mars 29Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Opinion rreth kodit civil nga Avni Çakmaku

Avni
Opinion rreth kodit civil nga Avni Çakmaku

Qytetarë të nderuar të Kosovës si dhe ju përfaqësues, deputet të parlamentit të Kosovës, përkundër gjendjës alarmante në të gjitha fushat shoqërore të cilat po e vënë në pikpyetje ekzistencën dhe funksionimin e shtetit, së fundmi iniciativa për ndryshimet në ligjin për familjen 2004/32 është tendenca e përmbylljës përfundimtare e të gjitha veprimeve anti kombëtare të të gjitha qeverive dhe legjislaturave të deritanishme të cilat shkojnë në kundështim me të gjitha vlerat shoqërore, kulturore, fetare, të cilat kanë qenë elemente të cilat e kanë mundësuar mbijetesën dhe avancimin e pozitës tonë deri te krijimi i shtetit të Kosovës.

Nëse jemi të vetëdishëm se jemi duke i përballur me fenomenin e emigrimit biblik, me ramjen e natalitetit i cili nëse vazhdon brenda një dekade ne do të hyjmë në denatalitet, atëher kjo tëndencë fiton në peshë e cila lirisht mund të qyhet vetvrasje kombëtare.

Për mua si individ por edhe si parti është e gërrditshme vetëm të mendohet se dikush me vetëdije e në këtë raste që të jetë edhe më keq përfaqësuesit e popullit debatojnë për një çështje siç është lejimi i martesës së të njejtës gjini.
I ftoi publikisht me emër deputetët të pozitës dhe opozitës:
1. Visar Korenica
2. Gramos Agusholli
3. Eman Rrahmani
4. Gazmend Gjushinca
5. Labinote Demi Murtezi
6. Valon Ramadani
7. Mërgim Lushtaku
8. Pal Lekaj
Të cilët janë besimtarë praktikues por edhe të tjerët që ta kundërshtojnë këtë iniciativë sepse shkon në kundërshtim të drejt përdrejt me parimet bazike të tyre por edhe të gjithë të tjerët të cilët bazë të tyre i kanë vlerat kombëtare sepse çdo votë pro kësaj iniciative nënkupton mallkimin e Zotit dhe kombit.

E gjithë kjo po ndodhë sepse në pushtet erdhën atei*stat, komunistat.
Allahu na ruajt nga veprimet e të paditurve dhe satani*stav.

Avni Çakmaku – anëtar i kryesisë së Partisë FJALA.