E martë, Prill 23Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit

FJALA Llogo 01
FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit

Me respektin, dashurinë dhe kënaqësinë e veçantë, ju urojmë Muajin e Bekuar të Ramazanit të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës.
Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj ZOTI i Lartësuar të na forcojë dhe bashkojë, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfida dhe vështirësi të ndryshme.

Shpresojmë qe ky muaj të na shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë sëbashku drejt sukseseve të reja për një shtet ku sundon drejtësia dhe harmonia.
Po ashtu në këtë muaj të Bekuar lusim ZOTIN e Madhëruar të i bekoi të gjithë dëshmorët, familjet e tyre si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

FJALA,
Prishtinë, 23.03.2023