E premte, Maj 10Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit

FJALA

FJALA uron Muajin e Bekuar të Ramazanit

Fjala uron të gjithë qytetarët e besimit islam për Muajin e Bekuar të Ramazanit, Muajin e sakrificës dhe begatisë,solidarizimit dhe humanitetit.

Kemi nderin dhe kënaqësinë e veçantë, të ju urojmë fillimin e Muajit të Bekuar të Ramazanit të gjithë qytetarëve të besimit islam të Kosovës”.

Urojmë dhe lutemi që në këtë muaj ZOTI të na forcojë dhe bashkojë, ngase vetëm të bashkuar mund të përballojmë stuhi të ndryshme.

Shpresojmë qe ky Muaj të ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë bashkë drejt sukseseve të reja për një Kosovë më të mirë.

Po ashtu në këtë Muaj të Bekuar lusim Zotin të i bekoi të gjithë dëshmorët si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrejtën për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.

Partia FJALA,
Prishtinë, 18 Qërshor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.