E hënë, Maj 25Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

FJALA: Zgjedhje pa zgjidhje, Kosova në krizë energjetike

692212082_1527722892055707_8450342355381432828_n

FJALA: Zgjedhje pa zgjidhje, Kosova në krizë energjetike

Ndërkohë që partitë merren me pazare dhe zgjedhje të njëpasnjëshme, pa zgjidhje qytetarët përballen me pasiguri energjetike, me çmime në rritje dhe me pasiguri totale për dimrin që vjen.

Kosova nuk është në krizë vetëm politike. Kosova është në terr institucional dhe energjetik.

Si qëndrim i Partisë FJALA, ne themi qartë,
kjo nuk është krizë e rastësishme është rezultat i dështimit për të ndërtuar institucione që punojnë për shtetin, jo për pushtetin.

Sot, pas më shumë se 20 viteve,Kosova ka shtuar vetëm rreth 200 MW kapacitete të reja energjetike. Konsumi në dimër dyfishohet sepse qytetarët ngrohen me rrymë, me logjikën e subvencionimit të qytetarëve të kosovës të përdorin paisjet për klimatizim edhe vera është ngarkuar me konsum të shtuar të energjis elektrike, dhe në vend që të eksportojmë, ne importojmë energji me çmime marramendëse.

Kjo është pasojë direkte e moskonstituimit të institucioneve, sepse çdo qeveri e përkohshme, nuk merr vendime të mëdha, nuk investon në projekte afatgjata, dhe e lë vendin në vendnumëro.

Por ka edhe diçka tjetër që qytetarët e ndjejnë çdo ditë, mungesa e transparencës dhe dyshimet serioze për korrupsion në kontratat e importit të energjisë.

Sa herë që rriten çmimet, justifikimi është “kriza globale”, por kush i negocion kontratat?

Kush përfiton nga importi?
Dhe pse një vend me resurse vazhdon të mbetet i varur?

Si qëndrim i Partisë FJALA, ne kërkojmë që çdo I përzgjedhur I popullit të investoi maksimalisht në konstituimin e institucioneve të cilat do të kërkonin transparencë të plotë për çdo kontratë të importit të energjisë, hetim të çdo dyshimi për keqpërdorim, ndërprerje të praktikave që e mbajnë Kosovën të varur për interesa të ngushta.

Ne nuk pranojmë këtë realitet, ne ofrojmë zgjidhje konkrete:
Rritje të kapaciteteve energjetike për 700 MW
Zhvillim të termocentraleve moderne me kogjenerim
Ngrohje qendrore për 70% të banesave në gjithë Kosovën.
Dhe Kosova nga një shtet importues të energjis elektrike në eksportues.
Dhe mbi të gjitha, ndërtimin e institucioneve stabile që marrin vendime jo që shkojnë në zgjedhje çdo disa muaj!

Sepse e vërteta është e thjeshtë një shtet që ka energji ka zhvillim, një shtet që ka vetëm zgjedhje ka krizë.

Mjaft më me zgjedhje pa zgjidhje.
Koha është për përgjegjësi.

Partia FJALA