E hënë, Maj 25Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

FJALA: Besimi nuk është monedhë elektorale

695837782_1529873681840628_7489388998570689156_n

FJALA: Besimi nuk është monedhë elektorale

Partia FJALA e përkrah rindërtimin e Xhamisë së Ibrit si një obligim moral dhe shpirtëror ndaj besimtarëve dhe trashëgimisë sonë. Ky projekt i vonuar duhet të realizohet pa asnjë hezitim.

Xhamia e Ibrit është dashur dhe duhet të ndërtohet dhe kjo papërgjegjësi politike që po e shtynë Kosovën që të jetë në një proces të pafund të zgjedhjeve po e ka një të mirë, po i shtynë partit parlamentare që të dalin nga vehtja dhe nga konceptet ideologjike që i kanë e që po i justifikon zgjedhjet sepse po i detyron subjektet politike edhe institucionet shtetërore ti plotësojnë kërkesat legjitime të qytetarve që në rrethana tjera nuk po ndodhë.

Ajo që nuk mund të pranohet është instrumentalizimi i besimit për qëllime politike. Qeveria po tenton ta paraqesë një detyrim të shenjtë në mjet për vota.

Edhe më shqetësuese është hipokrizia e pushtetit. Nga njëra anë promovon rindërtimin e xhamis që ne e përkrahim dhe të cilën e kemi kërkuar qysh moti, ndërsa nga ana tjetër refuzon të shfuqizojë urdhëresën administrative që cenon të drejtën e nxënësve për mbulesë, shtynë kodin civil, agjendën liberale mbi politikat anti familje. Ky standard i dyfishtë dëshmon mungesë sinqeriteti dhe respekti ndaj lirisë fetare dhe këtë veprim e qet në rrafshin e manipulimit.

Besimi i qytetarëve nuk është rezervuar politik për t’u shfrytëzuar në prag zgjedhjesh.

Partia FJALA kërkon ndaljen e këtij mentaliteti manipulues dhe rikthimin e dinjitetit në trajtimin e çështjeve fetare.

Partia FJALA