
Të nderuar qytetarë të Drenasit,
Të nderuar miq dhe përkrahës,
Pas konsultimeve të shumta që kamë bërë këto ditë me shumë qytetarë, ekspert të fushave të ndryshme dhe njohës të rrethanave në Drenas, si dhe pas vendimit të kryesisë së degës së Partisë FJALA në Drenas, ku kam marr përkrahjen dhe mbështetjen e plotë nga të gjithë për paraqitjen e kandidaturës sime për Kryetar të Komunës së Drenasit.
Prandaj nga ky çast e bëjë publike kandidaturën time zyrtare për Kryetar të Komunës së Drenasit, ku kjo kandidaturë e imja mbështetët fuqishëm në punën time të deritashme si Asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit ku për dy mandate rresht kamë qenë plotësisht i përkushtuar në ngritjen e shqetësimeve, halleve dhe problemeve të qytetarëve të Drenasit pa dallim, në aspektin e qeverisjes lokale në Drenas, e cila deri me tani nuk ka ofruar hapësirën dhe trajtimin e duhur të interesave të qytetareve të Drenasit, ku Drenasi dhe qytetaret e saj janë ballafaquar me probleme të shumta po thuajse në të gjitha dikasteret e Komunës së Drenasit.
Ne jemi të përkushtuar që brenda këtij mandati mjaftë të shkurtër një vjeçar t’ua hapim dyert ndryshimeve të reja të cilat do të krijojnë një frymë të re të qeverisjes lokale në Drenas, ku qytetari do të ketë vëmendjen e plotë të qeverisjes lokale duke rritur transparencën dhe llogaridhënien nëpërmjet informimit të vazhdueshëm për të gjitha projektet kapitale, por njëkohësisht duke marrë parasysh edhe idetë, sugjerimet dhe kërkesat e qytetareve të cilat do ti trajtojmë mjaft seriozisht.
Duke pas parasysh se këto zgjedhje të jashtëzakonshme, e kanë gjet Komunën e Drenasit me një buxhet i cili është miratuar nga Kuvendi Komunal i Drenasit në shumë prej 13 milion e 141 mijë e 239 euro, ku vetëm 3 milion e 848 euro, apo me pak 30% e buxhetit total është e dedikuar për investime kapitale në Drenas. Përkitazi me këtë buxhet të miratuar, ne shumë shpejtë do ta bëjmë publike edhe programin tonë zhvillimor dhe implementues, i cili do të jetë program i fokusuar mbi dy shtylla transparenca dhe llogaridhënia.
Të nderuar qytetarë të Drenasit, me shpresë se kjo garë zgjedhore do të perceptohet dhe fokusohet nga ana juaj me së shumti tek kandidati dhe programi, si dhe tek aktiviteti dhe puna jonë e dëshmuar në interes të qytetareve, e mirëpres mbështetjen dhe përkrahjen tuaj.
I juaji
Vehbi BERISHA – Kandidat për Kryetar të Komunës së Drenasit.