Ftojmë “ Listen FAMILJA ” për bashkim
Të nderuar deputetë Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, i nderuar ish-Ministër Ferid Agani, njëherit kryetar i PD-së, të nderuar intelektual dhe përfaqësues të frymës konservatore,
Më lejoni që në emrin tim përsonal dhe në emër të Partisë FJALA, me sinqeritetin më të madh, besnikërinë dhe vendosmërinë tonë, të ju ftojmë për bashkim.
Ditëve të fundit jemi informuar nga mediat e ndryshme që njëri nga parterët tuaj të koalicionit, kryetari i AKR-së, deputeti Behgjet Pacolli është larguar nga koalicioni juaj.
Ne Partia FJALA ju themi, mos u brengosni.
Kur mbyllet një derë, hapen dyer tjera.
Dera e Partisë FJALA, ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë e hapur për ju dhe për të gjithë ata që mbështesin frymën konservatore në Republikën e Kosovës.
Ne ju ftojmë pa kushtëzime. Ne jemi të gatshëm ta tejkalojmë çdo pengesë eventuale, nëse ekziston.
Sa i përket renditjes dhe numrit të deputetëve në listë, juve ju japim mundësinë të zgjedhni.
Prej numrit 01 e deri te numri 110, ju do t’i zgjedhni pozitat që ju i dëshironi.
Vetëm të bashkuar jemi më të fortë.
Ju mirëpresim.
Me respekt
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA