Ne Partia FJALA sot bëmë edhe hapin e dytë. Zyrtarisht ju dërguam ftesat për bashkim “Listes FAMILJA”
Të nderuar qytetarë, sot edhe zyrtarisht ju dërguam ftesat përfaqësuesve të “Listes FAMILJA” për bashkim.
Ne sot bëmë edhe hapin e dytë.
Pasi që dje një nga përfaqësuesit e “Listes FAMILJA” deputeti Eman Rrahmani kërkoi që ftesat duhet dorëzuar në adresë të tyre dhe jo përmes rrjetit social, ne sot iu kemi dërguar në mënyrë zyrtare ftesat në Kuvendin e Kosovës dy deputetëve, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.
Ndërsa, ish-ministrit Ferid Agani, që është edhe kryetar i PD-së, ia dërguam me email pasi që nuk e kemi gjetur askënd në selinë e PD-së.
Gëzim Kelmendi