E enjte, Maj 2Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Gold Ag tregon arsyen pse u bashkua me Partinë FJALA

Pse iu bashkua Goldi Fjales
Gold Ag tregon arsyen pse u bashkua me Partinë FJALA

– Reperi Arian Agushi, i cili njihet si njëri ndër kritikuesit më të zëshëm të klasës politike në vend, dje i është bashkuar partisë Fjala e themeluar nga Gëzim Kelmendi.

Reperi i njohur më mirë si Gold Ag në një bisedë për Telegrafin zbuloi arsyet që e dërguan deri te anëtarësimi në këtë parti, e cila sipas tij, është ndryshe nga të tjerat.

“I mbështes si parti dhe mendoj që partia Fjala është në dobi të qytetarëve pa dallim feje. Jam një qytetar i thjeshtë që e ka lodhë politika e korruptuar”, u shpreh Gold Ag duke shtuar se edhe pse i ka kritikuar në këngët e tij, ai nuk është kundër të gjithë politikanëve, por kundër “hajnave” siç i quan ai.

“Unë nuk jam kundër politikanëve që na dërgojnë përpara. Fansat e mi e duan realitetin dhe fjalën time, dhe askujt nuk mund t’i përzihesh për bindjet politike” tha reperi, ku më tutje shtoi “Nuk do të merrem asnjëherë me politikë, por do të jem gjithmonë përkrahës i së drejtës”. /Telegrafi/

Linku i intërvistës
http://www.telegrafi.com/gold-ag-zbulon-arsyen-pse-iu-bashkua-politikes/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.