
Intervista për Kallxo.com me kandidatin Avni Çakmaku
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe nepotizmit që e cilëson me përmasat e një gangrenës në shoqërinë tonë është njëra ndër kauzat që do t`i shtyjë përpara nëse arrin të bëhet deputet, Avni Çakmaku kandidat nga Partia Fjala.
“Taksat të cilat paraqesin ngarkesë ose dëm për shoqërinë tonë ato do jenë të taksume si alkooli, duhani ndërsa ato të cilat ndikojnë në produktivitetin dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës veçanërisht në lëndën e parë në prodhimtari ato do të lirohen nga taksat ekzistuese”.
Çakmaku, ka shtuar se nëse bëhet deputet do të propozoj disa amendamente.“Amendamenti i parë do jetë në ligji për pensione, në ligjin mbi ndërmarrjet publike e veçanërisht do jetë ligji i lehonisë i cili është ligj diskriminues dhe cenues i shoqërisë sonë”, theksoi Çakmaku.Çakmaku vjen nga komuna e Prishtinës dhe tha se kjo qyteti i tij ka nevoja të shumta.“Infrastruktura e komunës së Prishtinës është degraduar, ndërtimet pa asnjë kriter e kanë pruar në një gjendje katastrofale si dhe shëndetësia primare e cila me të vërtetë pa pasur disa investime kozmetike esencialit nuk ka ndryshuar “, thotë Çakmaku.
Ai u shpreh për ndërtimit e termocentralit të tretë me qymyr por jo më kushtet aktuale. Edhe për djegien e qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit u shpreh për deri sa të bëhet një zgjidhje tjetër.Mirëpo është kundër përdorimit të qeseve të plastikës.
Kliko në linkun e kaltërt për të parë videon
https://video.gjirafa.com/avni-cakmaku-fjala-mp4?fbclid=IwAR07F4YoZSXGXCXdjJGX4P0ksEB2CMcdqjXFH8hJxTqQTbvAjAfw5y_XDBM