E enjte, Maj 2Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Intervista për Kallxo.com nga kandidati për deputet Xhevdet Maloku

Xhevdeti
Intervista për Kallxo.com nga kandidati për deputet Xhevdet Maloku

Çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë ato të mirëqenës dhe çështjet e arsimit janë kauzat kryesore të kandidatit të Partisë Fjala, Xhevdet Maloku.Maloku mendon që taksat apo akcizat e duhanit dhe alkoolit të rriten, ndërsa taksat tjera që prekin shtresën e varfër të qytetarëve duhet të ulen.

Maloku vjen nga komuna e Podujevës dhe tha se qyteti i tij ka nevoja të shumta në infrastrukturë.“Kryesisht infrastruktura, shëndetësia, zgjerimi i rrugës magjistrale Prishtinë Podujevë poashtu edhe mungesa e ujit të pijshëm”, theksoi Maloku.

Ai tha se do t`i ndalojnë hedhjen e materialeve të rrezikshme në lumenjtë e Kosovës.
“Do t`i ndalim ndotësit industrial konkretisht ndërmarrjet të cilat hedhin materialet e tyre të dëmshme në lumenjtë e Kosovës duke rrezikuar kështu edhe ambientin edhe jetën e gjallesave ujore pastaj do t`i largojmë të gjitha deponitë e mbeturinave si dhe do t`i rregullojmë shtretërit e lumenjve”, theksoi Maloku.

Ai u shpreh për ndërtimit e termocentralit të tretë me qymyr por jo me këto kushte. Edhe për djegien e qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit u shpreh për deri sa të bëhet një zgjidhje tjetër.Mirëpo është kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

E gjithashtu është kundër shitjes së Telekomit të Kosovës.
Për autostradën e Dukagjinit u deklarua se ka prioritete tjera fillimisht.Maloku u deklarua kundër shkëmbimit të territorit me Serbinë dhe heqjes së tarifës më Serbinë.Kundër është deklaruar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.Gjithashtu kundër u deklarua për martesat në mes se gjinisë së njëjtë.

“Jemi kundër çdo sëmundje që rrezikon shkatërrimin e shoqërisë kosovare”, tha Maloku.U deklarua pro bartjes së shamive në shkolla.“Kjo është e drejt e garantuar me ligj, jemi për”, theksoi ai.Maloku tha se të hyrat e tij mujore janë mbi 1000 euro dhe ka pasuri që është ende mbi emrin e prindërve të tij. Ai ka premtuar se kur do e regjistroj pasurinë e tij do e regjistroj në emër edhe të gruas.

Maloku ka shtuar se nuk do të jep dorëheqje më ketë sistem gjyqësor nëse i ngritet aktakuzë. Ai tha se një ministri duhet të ketë vetëm një zëvendës ministër dhe se ai nuk do e votoj një qeveri që i ka mbi 15 ministra.

Kliko në linkun e kaltërtë për të parë videon
https://video.gjirafa.com/xhevdet-maloku-fjala-mp4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.