E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Kelmendi: I vetmi kandidat për President konsesual është Murat Jashari – Intervistë në emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV

Intervistë në emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV me Kryetarin e Partisë FJALA

Kelmendi: I vetmi kandidat për President konsesual është Murat Jashari – Intervistë në emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ishte mysafir të Fidan Jupolli në emsionin Rrokum Roll, ku diskutuan shumë tema, në lidhje me Partinë FJALA, po ashtu Kelmendi tha se FJALA do të garoj e vetme nëse Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme Parlamentare.

Kelmendi, po ashtu tha në emisionin Rrokum Roll se Thaçi nuk është kandidat konsensual.

Por sipas Kelmendit Profesori i shkencave Juridike Murat Jashari është i vetmi kandidat për President konsesual

Kelmendi deklaroj se “arsyeja është shumë parimore, pasi mendoj për të miren e vendit, pasi që gjatë viteve të fundit na e kemi mesuar se Presidenti duhet të jetë unifikues”, dhe për këtë arsye Profesori dhe magjistri Murat Jashari, ështëi i vetmi kandidat konsesual për President.

Kelmendi tha se deri tash nuk ka marrë përkrahje nga askush për këtë propozim të tij, për President të Kosovës.
Por i pyetur nga gazetari se a e njeh Muratin, Kelmendi deklaroi “Me Muratin nuk kam pas kurrë kontakt, veç me Rifatin”.Simpas tij, kjo e benë edhe ma të sinqertë propozimin e tij për Murat Jasharin pasi që qëllimi është i pastër dhe i sinqertë.

Ndërsa sa i përket Partinë FJALA, Kelmendi ndër tjera tha se është i sigurtë që në subjektin e kesaj partie janë përsona shumë ma shumë të ngritun profesionalisht, se sa qe janë ministrat nëpër kabinetet ministrore.

Gjatë bisedës rreth temës së krizës politike në vend, Kelmendi tha se nuk ka preferu me u reshtu as nga ana e pozitës e as nga ajo e opozitës. Ai shtoi se janë kundër marreveshjeve të dëmshme, por edhe kundër dhunës së përdorun.

Linku i intervistës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.