E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Isa Mustafa pa votat për Demarkacionin, Dr.Gëzim Kelmendi: ço vendin në zgjedhje

Isa Mustafa pa votat për Demarkacionin, Dr.Gëzim Kelmendi: ço vendin në zgjedhje

Isa Mustafa pa votat për Demarkacionin, Dr.Gëzim Kelmendi: ço vendin në zgjedhje

Prishtinë (21.11.2016)

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar pas dorëzimit të Kryeministrit Isa Mustafa i cili tha se nuk i ka votat për Demarkacionin

Sjellim reagimin e plotë të Kelmendit:

U dorëzua më në fund Kryeministri Isa Mustafa, e pranoj se nuk i kanë votat për Demarkacionin.
Çka tash Kryeministër?

Nëse BE ka vënë kusht për liberalizimin e vizave Demarkacionin (ashtu si keni thënë ju), dhe ju tash e pranoni që nuk i keni votat, atëherë dihet çka duhet të veproni.
Mos i mbani të izoluar më qytetarët e Kosovës.

Hapni rrugë që qytetarët të vendosin për të ardhmen e tyre.

Bëhuni korrekt dhe të drejtë, dërgoni vendin në zgjedhje të parakohshme dhe i mundësoni popullit të vendos për të ardhmen e vet.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.