E martë, Maj 14Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Ish-ushtari i UÇK-së Dr.Florik Haxhikadrija zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Gjakovë

FJALA - Gjakovë

Ish-ushtari i UÇK-së Dr.Florik Haxhikadrija zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Gjakovë

Partia FJALA sot me 22.05.2016 mbajti Kuvendin e parë zgjedhor në degën e Gjakovës, ku zgjodhi Kryetarin e saj dhe Kryesinë të përbërë nga 17 anëtarë, profesionist nga lëmitë e mjekësisë, ekonomisë dhe inxhinierisë.

Në këtë Kuvend prezent ishin 55 delegatë të pranishëm, ku ata votuan Florik Haxhikadrinë për Kryetar të Partisë FJALA – Dega në Gjakovë.
Florik Haxhikadija është me profesion Doktor i Veterinës dhe ish ushtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Punimet e këtij Kuvendi i udhëhoqi Asambleisti Vehbi Berisha.
Ndërsa shpalosjen e programit dhe rrugëtimin e Partisë FJALA para qytetarëve të Gjakovës, e prezentoi Teuta Vejsa.

Në emër të Forumit të gruas foli Nita Roka – Brodoniqi, e cila tregoj se FJALA do të punoj që pozita e gruas në shoqërinë kosovare të fuqizohet në të gjitha fushat për faktin se femra kosovare është shtyllë kryesore shoqërisë sonë.

Kryetari i sapo zgjedhur Florik Haxhikadrija, fillimisht falenderoj Zotin e madhëruar pastaj delegatët për mbështetjen që ja dhanë që ai sot të bëhet Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Gjakovë. Dr. Floriku ndër të tjera tha se kjo për të nuk është ndonjë privilegj dhe nder, por një përgjegjësi, angazhim e punë që do ta këtë në të ardhmen.

Kryetari i sapo zgjedhur në fjalimin e tij para delegatëve tregoj se pjesa më e ndritur e jetës së tij është rreshtimi në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lufta për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ai shtoi se si para tetëmbdhjetë viteve me vullnet dhe zemër të madhe me shumë djem dhe vajza, burra e gra, që ju bashkuam lëvizjes clirimtare për ta larguar një të keqe që e kishte kapluar vendin tonë, ashtu edhe sot unë së bashku me këta djem dhe vajza, ju kemi bashkangjitur një karavani të nisur nga njeriu i drejtë dhe parimor që i qëndron besnik fjalës së dhënë, Gëzim Kelmendit, që sëbashku të punojmë që Kosova të lirohet nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi uroj Kryetarin e ri të posazgjedhur të Partisë FJALA-Dega në Gjakovë Florik Haxhikadrinë dhe Kryesinë e re të Partisë FJALA-Dega në Gjakovë.

Gëzim Kelmendi theksoj se Gjakova ka dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Gjakovës, prandaj Gjakova meriton më mirë dhe më shumë. Gjakovën pas luftës padrejtësisht të gjitha qeveritë e kanë izoluar dhe ekonomikisht e kanë rrënuar.
Partia FJALA do të punon që Gjakova të gëzon vërtetë atë që mëeriton. Me Florik Haxhikadrinë dhe Kryesinë e Degës të Partisë FJALA, do të punojmë që Gjakovës të i kthehet dinjiteti dhe prosperiteti.

Partia FJALA,
Prishtinë, 22.05.2016

FJALA - Gjakovë 2

FJALA - Gjakovë 3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.