E diel, Maj 5Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Islami: Tre pika pse jemi fitimtarë

0-02-05-06568ba5de7776a0237eb28ac3fb69a3b5a8a863b5d2c9f1c3f83b9154df0aa7_52125cce
Islami: Tre pika pse jemi fitimtarë

Pika e parë:
Pse jemi fitimtarë : me daljen në skenë të Partisë FJALA shumë parti u mobilizuan për të drejtat e komunitetit musliman, na dolën heronjë të fesë, na dolën se janë mbrojtës të çdo gjëje Islame, pranuan femra me mbulesë me shumicë, ky numër kaq i madhë i femrave me mbulesë nuk ka qenë në këto parti më herët. Nëse s’është kjo fitore e jona (Partisë FJALA dhe Popullit që na votuan) më tregoni e kujt është!?

Pika e dytë:
Pse jemi fitimtarë : nuk u mashturam mbas karrigeve, pra nuk hymë në koalicion por i qëndruam besnik votës së qytetarit e që një numër skeptikësh që me shkrimet e tyre e bënë të mundur pesimizmin tek votuesit tanë se nuk do ta kalojmë pragun, se kjo parti (partia tjetër) prap “shihet si më e mira”, pastaj dalin e thonë “ne iu thamë, mos hyni vetë-ne ndjejmë zbraztësinë e Gëzimit në parlament” SubhanAll-llah edhe të nënqmuan gjatë gjithë fushatës duke të bërë anti reklamë dhe duke reklamuar partitë tjera edhe tashmë del e thotë po të tregoj se nuk të deshta të keqen. Nëse kjo nuk është munafikllëk-hipokrizi atëherë qka i bie të jetë?

Pika e tretë:
Pse jemi fitimtarë : do të jemi edhe më të fuqishëm, më të organizuar, më të mobilizuar së bashku me ju, ne pranuam dhe do të pranojmë vetëm këshillat e vëllezërve të sinqertë.

Faleminderit të gjithë ju vllezërit e mi, dhe ju motrat e mija që besuat dhe dhuruat atë më të shtrenjtën për ne, DËSHMINË tuaj – votën tuaj, pra ju dëshmuat për ne, për vizionin e përbashkët na e dhatë besën se do jeni me ne, andaj, edhe ne jemi krenarë me ju dhe na jep forcën të vazhdojmë përpara, betohem se nuk do ju shesim, nuk do ju shkelim, dhe se do jeni gjithmonë në lutjet tona për ju, do punojmë edhe me më shumë zellë, që të arrijmë synimin tonë të përbashkët, duke mos dëmtuar asgjë të popullit dhe shtetit tonë.

Ju të nderuar nëse mendoni se është djegur vota juaj duke na votuar Neve, gaboheni rëndë se edhe Ibrahimin a.s. kur e pregatitën për zjarrë ishte buburreci ai që barte ujin në supet e tijë për ndihmë, kur e nënqmuan gjallesat e tjera iu tha: unë e di që nuk mund ta ndali zjarrin ama dua të jem në rradhët e atyre të cilët tek All-llahu xh.sh. njihen për të drejtë.

Lulzim Islami
Anëtarë i Kryesisë së Partisë FJALA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.