E premte, Maj 3Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Kelmendi: Do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin duke filluar nga politika

03
Kelmendi: Do ta luftojmë krimin dhe korrupsionin duke filluar nga politika

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka dhënë një “varg arsyesh”, pse ai duhet të jetë në Qeveri.Thotë se do ta luftojë krimin dhe korrupsionin duke filluar nga politika.Po ashtu thotë se do të përgjysmojë pagat e politikanëve.Ky është postimi i tij i plotë në Facebook:

Nëse na jepni besimin me udhëheq me shtetin, ne FJALA do të veprojmë kështu:

– do ta përgjysmojmë pagën e presidentit, kryeparlamentarit, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve,
– do ta përgjysmojmë numrin e ministrave dhe zv.ministrave,
– as presidenti, as kryeparlamentari, as kryeministri dhe as ministrat nuk guxojnë me pasë veturë zyrtare,
-as presidentit, as kryeparlamentarit, as kryeministrit dhe as ministrave nuk do t’u paguhen shoferët dhe rojet,
– nuk do të ketë as dreka dhe as darka me para të buxhetit të shtetit,
– të gjitha veturat zyrtare aktuale do ti shesim dhe do ta mbushim arkën e shtetit,
– nuk do të ketë meditje në udhëtime zyrtare,
– nuk do të paguhen shpenzimet telefonike,

Luftimin e krimit dhe korrupsionit do ta fillojmë nga politika, pastaj në shtresat tjera të shoqërisë.

Synim i yni është që ” politikani të jet shërbëtor i popullit, e jo populli shërbëtor i politikanit”.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.