E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Kelmendi i drejtohet Presidentes,Kryeministrit dhe Ministres : a e dini cka është ” neutral”?

a (36)
Kelmendi i drejtohet Presidentes,Kryeministrit dhe Ministres : a e dini cka është ” neutral”?

Presidente Osmani, Kryeministër Kurti, Ministre Nagavci,

Neni 8 i Kushtetutës së Kosovës thotë:
“Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”.
Presidente, Kryeministër dhe Ministre, ju që po thirreni në emër të Kushtetutës së Kosovës, a e kuptoni fjalën “neutral”?

“Neutral” nuk do të thotë me ndalu mbulesën (shaminë) e vajzave në shkollimin e tyre obligativ.
“Neutral” do të thotë mos me iu përzi qytetarëve në çështjen e besimit të tyre, mos me ju imponu dhe as me ju ndalu mbulesën.

Presidente, Kryeministër dhe Ministre, unë nuk do të shkruaj shumë, por vetëm dua të ju kujtoj atë që edhe ju e dini.
Edhe Enver Hoxha në Shqipëri edhe Rankoviqi e Millosheviqi dhe të tjerë në ish-Jugosllavi, i shpallën luftë Fesë Islame duke ndaluar mbulesën në institucione publike, duke burgosur besimtarë e hoxhallarë dhe duke përsekutuar dhe ndaluar çdo gjë që identifikohej me besimin Islam.

Por ku janë sot Enveri, Rankoviqi, Millosheviqi dhe të tjerët?
Ata edhe pse kishin pushtet, ushtri dhe polici, nuk arritën ta mposhtin Fenë Islame në trevat tona.
Feja Islame në këto treva po vazhdon të rritet dhe hovin e saj nuk ka pushtet njerëzor që mundet me ndalë.

As ju nuk mundeni me ndalë dhe askush mbi këtë tokë nuk mundet me ndalë.
Presidente, Kryeministër dhe Ministre, e tëra që mund ta arrini ju me pushtetin tuaj, është që ta ngopni barkun tuaj me paratë e qytetarëve, të bleni villa, të sorollateni me xhipa të zi, por Fenë Islame kurrë nuk do ta ndalni në këto treva.

Mos harroni se askush nuk ka qëndruar përgjithmonë në pushtet.

Gëzim Kelmendi