E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kelmendi: Ne FJALA nuk jemi as me ata që “epshin” e kanë para logjikës dhe as me ata që hajninë e kanë para burrërisë!

Kuvendi i I-rë zgjedhor i Partisë FJALA Dega në Pejë (07.02.2015)Kelmendi: Ne FJALA nuk jemi as me ata që “epshin” e kanë para logjikës dhe as me ata që hajninë e kanë para burrërisë!

Të dashur qytetar, zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në Kosovë, padyshim që nuk jan në të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Ata që i fituan zgjedhjet, ata që formuan qeverinë, ata që shkaktuan rrëzimin e qeverisë, janë ata që mbajnë përgjegjësi për gjendjen jo të mirë politike në vend.

Lakmia per pushtet, frika nga përgjegjësitë, synimi për të fituar ma shumë në zgjedhjet e reja, janë ide dhe qëllime shumë të rrezikshme për vendin dhe popullin tonë.
Ne nuk kemi pritur dhe nuk kemi dëshiruar që kjo qeveri të rrëzohet pas 52 ditëve.
Këtë nuk e ka dëshiruar as shumica e qytetarëve të Kosovës.
Por këtë e deshti papërgjegjësia politike dhe “epshi” për t’i fituar bindshëm zgjedhjet e reja.

Ne Partia FJALA jemi partia më e re politike në vend që ende nuk kemi arritur të jemi pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ne kemi qëndrimet tona, synimet tona dhe rrugëtimin tonë.

Rruga që ne kemi zgjedhur, është rrugë e paqes dhe jo e dhunës, rrugë e bindjes dhe jo imponimit, rrugë e argumentit dhe jo fyerjeve e shpifjeve.

Ne FJALA nuk jemi me ata që u pasuruan në kurriz të qytetarëve, që hajninë e kanë para burrërisë, as me ata që “epshin” e kanë para logjikës, shpifjet, ofendimet, teoritë konspirative i kanë mjete kryesore për të ardhur në pushtet.

Të dashur qytetarë, që 20 vite pas luftës të gjitha partitë politike i dogjën votat e juaja.
Së fundmi i dogjën edhe rreth 400 mijë vota të
” koalicionit të shpresës”.
I dogjën paratë e juaja (rreth 5 milion euro shpenzime për fushatën parazgjedhore).

Të dashur qytetarë, vendi është duke shkuar drejtë zgjedhjeve të reja.
Mos lejoni që vota juaj të digjet përsëri.

Ne nuk jemi sikur ata.
Ne jemi FJALA.

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.