E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Lulzim Islami: Zgjedhjet 2020 – si mund të ndihmohet FJALA?!

IMG-0520fab0cfd726bcf31abaa4a6c653ef-V
Lulzim Islami: Zgjedhjet 2020 – si mund të ndihmohet FJALA?!

LI
Autori: Lulzim Islami

Zgjedhjet e parakohshme kanë filluar të bëhen trend në Kosovë, asnjëra parti politike nuk është e qëndrueshme sepse nuk kanë mjaftueshëm elektorat për të fituar shumicën e vendeve në kuvend, andaj si të domosdoshme për qeverisje e kanë edhe koalicionin me partitë tjera.
Se sa kanë parime të përafërta më nuk ka rëndësi pasiqë për të qeverisur vendin duhet të bëhet mazhorancë. Në një farë mënyre bëhet edhe shkelja e votës!
Këtë e themi sepse votuesi voton një parti për shkak të parimeve që ka reflektuar në premtimet dhe punën e saj, pra nuk voton partinë tjetër që nuk ndanë me të mendimin e njëjtë, dhe momentin që arrihet koalicion i padëshiruar që ka vetëm synimin e arritjes në qeveri gjegjësisht në postet që i synojnë, vota e votuesit të asaj partie nëpërkëmbet.

Për sa i përket FJALËS si parti akoma nuk ka fituar asnjë post deputeti në parlament për të dëshmuar vetën, dhe në zgjedhjet që lam pas u dha dritë e gjelbër brenda kryesisë së FJALËS për të hyrë në koalicion me disa nga partitë që mendohet që janë (nëse guxojmë të shprehemi) figurativisht të përafërta me qëndrimet e FJALËS vetëm e vetëm të punojmë në synimin që të jemi zëri i gjithë përkrahësve dhe votuesve tanë. Nuk patëm ofertë nga asnjë parti edhe pse në zgjedhjet e kalaura sipas KQZ-së dolëm me përafërsisht 8000 vota, një shtysë e madhe për çdo parti. Opsioni i vetëm ka mbetë gara si parti e vetme në këto zgjedhje.

Me këtë shkrim dua t’i drejtohem votuesve dhe përkrahësve të FJALËS: na ndihmoni në rrugëtimin e përbashkët që kemi. Ju si individ mund të bëni shumë në ndihmën e FJALËS dhe parimeve të përbashkëta që kemi, duke njoftuar të gjithë familjarët dhe shoqërinë tuaj për vlerat e përbashkëta që ndajmë dhe duke i thirruar ata të na votojnë për kauzën tonë.

Ju mund të postoni në faqet e tuaja në mediat sociale si Facebook, Twiter, Instagram apo çfarëdo forme tjetër llogon dhe shkrimet e FJALËS dhe gjithashtu mund të diskutoni me të afërmit tuaj se pse duhet dhënë vota për FJALËN.

Një gjë është e sigurtë se pa ndihmën tuaj ne nuk mund të ecim para, zaten, nëse ne mobilizohemi në përgjithësi në ngritjen e parimeve tona politiko-ekonomike mund të arrijmë suksese, pra me optimizëm e kurrsesi me pesimizëm.

Ne nuk kemi sllogane me synimin ta rrëzojmë dikë që të ngritemi me pretekst që ata janë hajna apo kriminelë dhe se për momentin duhet të kemi vetëm këtë synim, ne mendojmë se populli është i vetëdijshëm për këtë. Synimi ynë është i qartë PËR POPULL DHE SHTET pra çdo gjë në harmoni të plotë me popullin tonë dhe interesat e popullit tonë.

Çdo gjë e madhe fillet i ka tek një grup i vogël andaj është momenti të reflektojmë dhe të tregojmë se tashmë jemi familje e madhe. Kontribuo edhe ti.
Mobilizohuni dhe arrini qëllimin tuaj që të përfaqësohet edhe zëri I juaj në kuvend.

Me respekt nga
Lulzim Islami

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.