E shtunë, Prill 27Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Konferenca e FJALËS: Keqpërdorimet me lista të veteranëve të UÇK-së

FJALA mbajti sot konferecë për media në sheshin e Prishtinës
Konferenca e FJALËS: Keqpërdorimet me lista të veteranëve të UÇK-së

FJALA mbajti sot konferencë për media në sheshin e Prishtinës. Në konferencë FJALA u prezentua me Mr.sci.Xhevdet Malokun dhe Mr.sci.Berat Dajakun.

Më poshtë keni tekstin si vijon:

Fryrja e listave të veteranëve të UÇK-së është turpi me i madh që i është bërë luftës heroike të UÇK-së.
Statutin e veteranit e kanë fituar persona të cilët duke ikur nga lufta në drejtim të vendeve evropiane janë gërvishtur diku.

Në këto lista kemi persona të cilët kanë bashkëpunuar me regjimin e atëhershëm, persona që kanë lidhje të afërme dhe militantë të partive politike në pushtet, po ashtu persona që kanë djegur, plaçkitur dhe që kanë bërë abuzime nga me të ndryshmet, dhe këta frikacakë dhe kriminel po tentojnë të barazohen me heronjët legjendar si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani dhe shumë heronjë tjerë.

Për këto lëshime, komisioni përkatës duhet të jap në rradhë të pare përgjegjësi morale dhe pastaj përgjegjësi para drejtësisë, sepse këta persona kanë zbehur luftën heroike të UÇK-së.

Ne si FJALA kërkojmë përshpejtim të procedurës hetimore, të zbardhet e vërteta sepse kjo i duhet në rradhë të pare kombit, historisë dhe brezave që do vijnë pas nesh, pra kërkojmë ndëshkim të menjëhershëm të atyre që po tentojnë ta shtrembërojnë të vërteten duke rritur numrin e veteranëve dhe ndëshkim të atyre që kanë aplikuar rrejshëm.

Ndërsa arsyet pse kërkojmë përshpejtim të procedurës hetimore janë :
1) Në rradhë të parë, nga fryrja e listave të veteranëve po dëmtohen veteranët e vërtetë ;
2) Fryrja e listave të veteranëve po e dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës, fondeve të parapara për sigurime shëndetësore u janë hequr miliona euro për të mbuluar listat e fryra të veteranëve, kurse ne e dijmë gjendjen e mjerueshme të spitalëve tona.
3) Sepse numri i rritur i listave është duke njollosur imazhin e luftës heroike të UÇK-së dhe imazhin e vet Kosovës dhe popullit të saj.

FJALA,
Prishtinë, 31.10.2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.