
KQZ-ja certifikoi kandidatët për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, z. Binak Vishaj.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për Certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit (Gllogocit) që do të mbahen më 04 dhjetor 2016.
Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e pranuar dhe se konstaton se janë plotësuar të gjitha kushtet për certifikimin e tyre.
Pas kësaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e Subjekteve Politike dhe Kandidatëve, si në vijim:
EMRI DHE LLOJI I SUBJEKTIT POLITIK
KANDIDATËT
Partia Demokratike e Kosovës
Ramiz Lladrovci
Lidhja Demokratike e Kosovës
Bedri Nika
Nisma për Kosovën
Isa Xhemajlaj
Aleanca Kosova e Re
Elmi Thaçi
Fjala
Vehbi Berisha
Kandidat i Pavarur
Xhavit Drenori
Kandidat i Pavarur
Naim Bazaj
Kandidat i Pavarur
Rrahim Elshani
Po ashtu, gjatë mbledhjes Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretaritatit të KQZ-së, z. Enis Halimi bëri të ditur se përgatitjet për zgjedhjet në këtë komunë janë duke vijuar sipas Planit Operacional të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Lexo lajmin nga faqja zyrtare e KQZ-së
http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/270