E shtunë, Maj 30Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Kryetari i partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi uron Kurban Bjaramin

708911407_1511155893707087_1495561522610371984_n

Urime Kurban Bajramin

Të dashur qytetarë, me këto pamje madhështore të rreth 2 milion muslimanëve në kodrën e Arafatit, ju uroj festën e Kurban Bajramit.

Këto pamje kanë shumë mesazhe, shumë porosi.

Ndër mesazhet kryesore është se të gjithë njerëzit janë të barabartë, pavarësisht ngjyrës, racës, kombit, statusit ekonomik, prejardhjes, familjare, profesionit, pozitës apo pushtetit.

Por sot fatkeqësisht në botë nuk ka drejtësi, nuk ka barazi.

Përkundrazi sot bota është e zhytur, në padrejtësi, shtypje, zullum, gjakderdhje, masakra dhe gjenocid.

O ALLAH, shkatërroi zullumqarët, shkatërroi terroristët, shkatërroi kriminelët dhe barbarët.

O ALLAH, ndihmoi të lutem muslimanët në Palestinë, në Kinë, në Indi, në Sudan, në Sham dhe kudo në botë.

O ALLAH, ndihmoi të lutem njerëzit e shtypur kudo në botë, njerëzit e sëmurë, njerëzit e dobët dhe njerëzit e varfër.

Gëzim Kelmendi