E shtunë, Maj 30Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Reagimi i kryetarit të partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendit, lidhur me rrëshqitjet e dheut në austostradat e Kosovës

Rreshqitje-dheu-ne-autostraden-Ibrahim-Rugova-foto-Denis-Sllovinja-KALLXOcom-1-1024x575

 

Reagimi i kryetarit të partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendit, lidhur me rrëshqitjet e dheut në austostradat e Kosovës

 

Ky është reagimi i kryetarit të partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendit, lidhur me rrëshqitjet e dheut në austostradat e Kosovës:

Largimi i dheut nga autostrada, është urgjencë kombëtare!

Dheu si pasojë e rrëshqitjes në autostradat e Kosovës duhet larguar menjëherë, ngase paraqet kërcënim të drejtëpërdrejtë për jetën e qytetarëve.

Ne FJALA kërkojmë që ky problem të trajtohet dhe të zgjidhet me urgjencë kombëtare.

Me dëshirë ne anëtarët e FJALËS me angazhimin tonë vullnetar dhe me lejen paraprake nga autoritetet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, do ta kishim ndërmarrë sot aksionin për largimin e dheut, por pasi që jemi në prag të zgjedhjeve, nuk duam të keqkuptohemi se ky aksion po bëhet vetëm për vota.

Jeta e njeriut është e shenjtë, prandaj qeveria duhet ta trajtoi këtë problem me urgjencë që rrezikon jetën e njerëzve.

Ne FJALA e dijmë që largimi i pengesave nga rruga, është prej mësimeve hyjnore të Pejgamberit a.s.s.

Për fund, dua ta ndaj me ju një ngjarje tragjike që ka ndodhur në autostradat e Kosovës.

Gjatë mandatit tim si deputet, kam kërkuar nga një ish-ministër i atëhershëm i infrastrukturës që të vendosë mburroja metalike nëpër gjitha rrugët magjistrale në Kosovë, si mbrojtje për fëmijët që shkonin në këmbë nëpër shkollat e tyre.

Ato mburoja kishin një kosto shumë të lirë.
Por ai ish-ministër, nuk e trajtoi këtë kërkesën time seriozisht.

Çka ndodhi pastaj?

Shumë aksidente me fatalitet ndodhën nëpër këto rrugë magjistrale si pasojë e mungesës së këtyre mburojave metalike. Dhe në mesin e viktimave ishte një familjar në moshë të re i ish-ministrit që kishte injoruar kërkesën time.

Gëzim Kelmendi