E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Magjistri i shkencave të Historisë Berat Dajaku zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA në Skënderaj

Berat Dajaku

Magjistri i shkencave të Historisë Berat Dajaku zgjedhet Kryetar i Partisë FJALA në Skënderaj

Partia FJALA sot me 30.04.2016 mbajti Kuvendin e parë zgjedhor në degën e Skënderajit, ku zgjodhi Kryetarin e saj dhe Kryesinë të përbërë nga 15 anëtarë.

Në ketë Kuvend në prezencën e 62 delegatëve të pranishëm votuan historianin Berat Dajaku për Kryetar të Partisë FJALA – Dega në Skënderaj.

Punimet e këtij Kuvendi i udhëheqi magjistri i shkencave Vehbi Berisha. Ndërsa hapjen dhe shpalosjen e rrugëtimit të kësaj Partie dhe programit të saj, para qytetarëve të Skënderajit e prezentoi modeatori psikologu Fitim Shala.

Në emër të Forumit të gruas foli Ekonomistja Hajrije Sahiti – Hajraj, e cila tregoi se FJALA do të punoi që pozita e gruas në shoqërinë kosovare do të fuqizohet në të gjitha fushat për faktin se femra kosovare është shtyllë e shoqërisë sonë.

Kryetari i sapo zgjedhur historian Berat Dajaku fillimisht falenderoj Zotin e madhëruar pastaj delegatët për mbështetjen që ja dhanë që ai sot të behët Kryetar i Partisë FJALA – Dega në Skënderaj.

Dajaku ndër të tjera tha se unë sot po e marr timonin e kësaj dege, por më besoni që për mua më shumë do të jete një obligim para së të jetë previlegj, por me ndihmën e Zotit dhe të kësaj kryesie, nuk do të lejojmë që qytetarin e Skënderajt ta shpiem në rrugë pa dalje.

Në fund kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në fjalimin e tij para delegatëve uroj zgjedhjen e Kryetarit historianin Berat Dajaku dhe kryesinë e re të Partisë FJALA në Skënderaj.

Ai deklaroj se Partia FJALA po zgjerohet cdo ditë e më shumë me kuadro të reja porfesionale dhe intelektuale. Prezenca dhe organizimi i mirë i Partisë FJALA në Skënderaj është dëshmi e qartë se qytetarët Skënderajit janë për ndryshime dhe për drejtësi. Qytetarët e Skënderajit kanë dhënë shumë për Kosovën, prandaj ata meritojnë më shumë dhe më mirë.

Është e padrejtë që vetëm disa udhëheqës të pasurohen, e pjesa dërmuese e qytetarëve të Drenicës të jetoj në varfëri dhe me mungesë të përspëktivës. Skënderaji dhe Drenica meriton më mirë dhe mëshumë, prandaj me Partinë FJALA që shtylla të sajë ka drejtësinë dhe rimëkëmbjën e ekonomisë dhe rritjen e përspektivës, Drenica do ta gëzoj vërtetë atë që e meriton.

Partia FJALA,
Prishtinë, 30.04.2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.