
Maloku nënshkroj memorandumin mjedisor i realizuar në kuadër të projektit ” Ambienti për të gjithë ”
Prishtinë, 05.10.2017
Në bashkëpunim me Ekovizionin Xhevdet Maloku nënshkroj memorandumin mjedisor i realizuar në kuadër të projektit ” Ambienti për të gjithë ” i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë i menaxhuar nga KCSF dhe i implementuar nga Ekovizioni.
Maloku si kryetar i ardhshëm i komunës së Podujevës u zotua për realizimin e këtyre projekteve :
1. Hartimi i Planit Lokal për Veprim në Mjedis (2018-2022),
2. Funksionalizimi i sektorit të mjedisit brenda komunës,
3. Çdo vit fiskal komuna të realizojë projekte për vetëdijesim,
4. Të bëhet ndarja e mbeturinave (letër, alumin dhe plastikë) në kontejnerë të veçantë në të gjitha institucionet komunale (administratë, shkolla dhe objekte shëndetësore),
5. Sistemi i grumbullimit të mbeturinave të shtrihet në të gjitha fshatrat deri në vitin 2021,
6. Në çdo vit të mbjellën drunjë dekorativ dhe të mirëmbahen,
7. Shënjimi i shtegut për biçikleta në rrugët e qytetit,
8. Ndërtimi i deponisë për materiale ndërtimore.