E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Opinion nga Avni Çakmaku (magjistër i sociologjisë), njëherit anëtar i kryesisë së Partisë FJALA

Avni Çakmaku
Opinion nga Avni Çakmaku (magjistër i sociologjisë), njëherit anëtar i kryesisë së Partisë FJALA

Qeveria Kurti e ka prodhuar një gjendje e cila me të vërtet ka qenë mase e nevojshme. Për herë të parë ka filluar një debat mund të thuhet, debat akademik sa i përket përmbajtjës ideologjike të programit qeverisës që duhet ndjek qeveria e Kosoves.

Qeveria Kurti në shiqim të parë duket se e ka humbur identitetin e vet ideologjik. Një qeveri ku është bashkdyzu një e djathtë e qendrës dhe një e majtë e bënë platformën qeverisëse shumë të paqart. Pra kjo përzierje e dy ideologjive diametralishtë të kundërta, para qytetarëve shumë shpejtë do ta dëshmojë paqëndrueshmërin.

Europërendimi këtë e ka pas të qartë qysh para 70 viteve. Si e majta poashtu edhe e djathta në faza të ndryshme historike kanë dëshmu, në rastin më të mirë se janë utopi e me te keqin kanë prodhuar konflikte të përmasave shfarosëse.

Po nëse kthehemi në retrospektiv e shohum se baza e cila e ka krijuar një union shum të zhvilluar me shumë platforma sociale, qasje ekonomike të cilat nuk e kuptonin vetëm profitin si bazë e të vepruarit, e bëri ate aq të dëshiruar për të qenë pjes e sajë “BASHKIMI EVROPIAN”.

Vlera altruiste e cila buronte nga të besuarit në Zot dhe obligimi i cili lindë nga ky besim, Bashkimin Evropian e bëri parajsë në tokë. Koncepti kapitalistë i cili në vetëvehte inkorporoi konceptin darvinist të mbijetesës së më të fortit i cili funksionoi deri në përfundim të luftës së dytë botërore, edhe Evropa por mund të themi e gjithë bota e pa që me këtë koncept njerzimi nuk mund të lëviz shëndetshëm përpara dhe ndodhi ajo që nuk duhej asnjëher të ndërprehej, kthimi tek vlerat të cilat e kanë udhëhequr njerzimin pothuaj se nga krijimi, kthimi tek vlerat hyjnore.

Është bashkdyzimi më i përsosur i nevojës për të pasur, për të ndihmuar, për një shpëndarje më të drejtë, po e theksoi të drejtë e jo të barabartë sepse barabarsia prodhonë demotivim pra mundëson një mirqenje të përgjithshme por jo në dam të njërës apo tjetrës palë.

Fatkeqësishtë jetgjatësia e kësaj qasjeje u ndërpre në vitet e tetëdhjeta kur neoliberalizmi u instalu si koncept në shumicën e shteteve përëndimore dhe prap u rikthy kapitalizmi darvinistë. Në masë të madhe u zhduk klasa e mesme e cila ishte promotor i zhvillimit, kapitali u koncentru në një grup shum të vogël shoqëror dhe filloj gara e monopolizimit të resurseve natyrore. Dhe kjo po duket se ju imponu edhe Kosovës. Ligji i parë i miratuar në Kosovën e pasluftës është ligji mbi agjensionin e mirëbesimit i cili do ta udhëhiqte procesin e privatizimit që privatizimi është baza e neoliberalizmit. Heqja dorë e Albin Kurtit nga kërkesa për rishiqimin e këtij procesi është dami ma i madh që mund ti bëhet të ardhmës së Kosovës.

Qeveria Kurti pavarsishtë jetëgjatësisë së saj sipas partisë FJALA dhe sipas meje vetëm sa do të legjitimojë gjendjën, substancialishtë nuk do ti afroi Kosovës asgjë. Struktura oligarke e krijuar nga krimi dhe abuzimi me pushtet vetem se do të jetë e ligjshme dhe kjo qeveri do të luaj rrolin e ofshortav të tipit të Panamas për ta legalizuar ate që është krijuar nga krimi, korrupcioni, nepotizmi etj.

Ne jemi të bindur që, po që se nuk ndryshohet koncepti nga njerzorja tek hyjnorja nuk ka mundësi as të prosperohet as të zhvillohet kjo shoqëri prandaj si parti FJALA por edhe si individ brenda saj jemi të qëndrueshë në ate se çka prezantojmë dhe çka ofrojmë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.