E diel, Maj 5Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Opinion nga Avni Çakmaku

Avni Çakmaku
Opinion nga Avni Çakmaku

Çka do që të manifestosh e që nuk ka lidhshmëri me promovimin e vlerave islame për urrejtësit e islamit është OK dhe kësaj liste mundë tia bashkangjitësh një gamë të pafundme të veprimeve asociale. Krimineli ka justifikim, pijaneci ka justifikim, i pa moralshmi, abuzuesi i pushtetit, kjo shoqëri e veçanërishtë mediat kan shkuar aq largë sa edhe për tradhti kan gjet justifikim.
I vetmi element i cili nuk ka as justifikim ligjorë, as moral, as kombëtar është deklarimi se dëshiron të jesh musliman i devotshëm. Kësaj devotshmërie pastaj i mvishen emërtime sa qesharake po aq edhe të rrezikshme si i prapambetur, mendje ngushtë, i pa arsimuar dhe gradualishtë duke kaluar në ato që prodhojnë edhe konsekuenca linquese dhe ligjore si fundamentalistë, radikal, teroristë, pjes e islamit politik, pjes e konceptit neo otoman e çka jo. Grupe të caktuara, individ të caktua, media e kanë krijuar një rreth i cili pastaj në formën ma të paskrupulltë duke keqpërdorë edhe ligjin edhe liri e shprehjës krijojnë ambient linçues për të gjithë ata të cilët thirrin në vlera e të cilat domosdoshmërishtë janë të ndërlidhura me islam.

Nëse këto vlera i prezanton dikush që nuk është praktikues edhe mundë të kalojnë por jo pa sulme verbale që e njejta mos të përsëritet por nëse ai që i prezanton është musliman praktikues atëher etiketohet se po angazhohet politikishtë që në Kosovë ta instalon sheriatin që po shkon në kundërshtim me rendin kushtetues si shtet laik që jemi e çka jo.

Pyetja që ma së shumti shpeshti i bëhet një shqipëtari musliman praktikues është se a je ma para shqipëtar apo musliman dhe nëse duhet përzgjedh a ma para do marrësh një musliman arab apo një katolik shqiptarë dhe nëse përgjigja është musliman vaj halli.
Të shpallin anti kombëtarë njeri i cili është kundër kombit dhe shtetit. Por nëse ndodhë një bashkim i tillë i cili nuk e ka elementin fetar po e theksoi Islam krejt është në kuadër një emancipimi kulturor, një iluminizmi me vlera demokratike.
Tmerr.

Të gjithë e dimë mburrjën kur e dëgjonim këngën e Hikmetës me këtë këngë edhe neve muslimanve që u deklaronim pro një martese me musliman e tash të gjith së bashku e mbështesin dhe e tregojnë si arritje kulturore veprimin e Adriana Matoshit. Po ta linin si veprim personal askush nuk ka të drejtë ta gjykoj sepse është e drejtë apsolute e individit për të vendos për të ardhmën e vet, por të gjykohen gjërat për të njejtën qështje me dy arrshina është tendencioze me prapavi të çartë anti islame.

Shpresoi se ky veprim i Adriana Matoshit të shërbejë si një iluminizëm i të gjithve dhe mos ti gjykojnë njerzit me dy arrshina sepse dikush vendos për dashuri dikush për interes dhe dikush për besim dhe jepjani këtë të drejtë edhe muslimanve të vendosin për islam.

Avni Çakmaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.