E mërkurë, Maj 15Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Partia FJALA dënon sulmin ndaj ish-Ushtarit të UÇK-së Nysret Krasniqi

Nysret Krasniqi
Partia FJALA dënon sulmin ndaj ish-Ushtarit të UÇK-së Nysret Krasniqi

Partia FJALA dënon fuqishëm sulmin fizik që ndodhi dje ndaj ish-Ushtarit të UÇK-së Nysret Krasniqi, që njëherit ishte edhe pjesëtar i njësisë speciale në Kuadër të UÇK-së.

Nysret Krasniqi ka luftuar për Kosovën dhe ka dhënë shumë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, prandaj sulmi ndaj tij, është sulm ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është sulm mbi gjithë ata që luftuan për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Njëherit kërkojmë nga institucionet e drejtësisë të ju japin dënimin e merituar sulmuesve të këtij ushtari dhe këtij burri të madh.

Prishtinë, 07.04.2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.