E mërkurë, Maj 8Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Partia FJALA e hapë fushatën

Prishtina
Partia FJALA e hapë fushatën

Prishtinë, 31.05.2017

Partia FJALA sot hapi fushatën e saj në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi tha se subjekti që ai udhëheq do të zhvillojë fushatën ndryshe nga partitë e tjera e siç tha ai, duke mos organizuar tubime me qytetarë.

Kjo për arsye se siç tha Kelmendi, qytetarët janë lodhur nga tubime të tilla me premtime boshe.
Në hapje të fushatës u tha se kandidatët e Fjalës do të takohen me qytetarët në mënyra të përveçme, ku secili prej tyre do të takojë qytetarë të rastit.

Sipas Kelmendit, FJALA në programin e saj ka tri pika kryesore që njëherit janë edhe gjithëpërfshirëse, e ato janë: zhvillimi ekonomik, sundimi i drejtësisë si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndryshe, FJALA në këto zgjedhje do të garojë me 110 kandidatë, ekspert dhe magjistra të fushave të ndryshme.

Për popull dhe shtet

Voto Partinë FJALA
Voto nr.29

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.