E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA kujton 100 vjetorin e vrasjes së Isa Boletinit

Partia FJALA kujton 100 vjetorin e vrasjes së Isa Boletinit

Partia FJALA kujton 100 vjetorin e vrasjes së Isa Boletinit

Sot me 23 Janar të vitit 2016 bëhen 100 vite nga vrasja e Komandantit të forcave shqiptare Isa Boletinit.

Isa Boletini u vra me 23 Janar të vitit 1916 në Podgoricë nga malazezët. Ai u vra sëbashku me dy djemtë e tij Halilin dhe Zahidin, dy nipërit dhe tre luftëtarë të tjerë.
Vrasja e tij ishte një humbje e madhe për forcat tona në veçanti dhe gjithë popullin shqiptar në përgjithësi.

Ai ishte Komandanti dhe udhëheqësi kryesor i forcave shqiptare në luftën kundër forcave sërbe dhe malazeze që synonin të pushtonin tokat shqiptare.
Partia FJALA kujton me krenari dhe respekt të madh veprimtarinë e Komandantit shqiptar Isa Boletini, i cili nuk kurseu asgjë nga jeta e tij dhe familja e tij dhe ishte gjithmonë në mbrojtje të adheut.

Partia FJALA,
Prishtinë, 23.01.2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.