E premte, Maj 17Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Partia FJALA kundër vendimit të Qeverisë që në Kosovë të operoj Telefonia e Sërbisë

Partia FJALA kundër vendimit të Qeverisë që në Kosovë të operoj Telefonia e Sërbisë

Partia FJALA kundër vendimit të Qeverisë që në Kosovë të operoj Telefonia e Sërbisë

Partia FJALA kundërshton fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për operimin “legal“ të telefonisë së Sërbisë në Republikën e Kosovës.

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës që udhëzon Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të lëshojë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për operim të ndërmarrjet së re ‘MTS’ D.O.O., është vendim i gabuar dhe shumë dëmshëm për Republikën e Kosovës e veçanërsiht për Telekomin e Kosovës dhe operatorët tjerë ligjor që operojnë në Kosovë. Qeveria e Kosovës me këtë vendim shkelë edhe standardet europiane.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike.

Partia FJALA është kundër cdo vendimi që dëmton operatorët ligjor në Kosovë dhe kundër çdo vendimi jo të drejtë dhe në kundërshtim me Ligjet e Kosovës dhe me standardet europiane.

Partia FJALA,
Prishtinë, 19.01.2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.