E mërkurë, Maj 8Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Partia FJALA: Qeveria e Kosovës duhet ta shkarkoj Ministrin Ljubomir Mariq

FJALA
Partia FJALA: Qeveria e Kosovës duhet ta shkarkoj Ministrin Ljubomir Mariq

Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Kryeministri Isa Mustafa, të merr vendim për shkakrkimin e Ministrit të pushtetit lokal, Ljubomir Maric, pasi që ky Ministër vazhdon të mohoj shtetësinë e Kosovës dhe kundërshtimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ditë më parë, ky Ministër në intervistën e tij të dhënë, ju referua Republikës së Kosovës me termin ‘metohi” dhe shprehi kundërshtimin e tij të hapur për anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Nuk është hera e parë që ky Ministër që merr pagën nga qytetarët Kosovës dhe nga Qeveria e Kosovës, mohon shtetësinë e Kosovës dhe del haptas kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ne si Parti FJALA, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që këtë Mistër ta shkarkoj dhe kështu të dëshmoj se nuk lejon që askush që paguhet nga qytetari i Kosovës të fyen shtetësinë dhe rrugëtimin e Kosovës.

Partia FJALA,
Prishtinë, 16.05.2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.