E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Partia FJALA uron 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Partia FJALA uron 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Partia FJALA uron 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Të nderuar qytetarë,
Urime 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, urime 8 vite shtet.

17 shkurti i vitit 2008, paraqet datën e kurorëzimit të sakrificës së shumë brezave për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shumë bijë dhe bija ranë dëshmorë për liri dhe pavarësi, shumë të tjerë u dënuan dhe u përsekutuan, por kurrë nga ideali për liri dhe pavarësi nuk u dorëzuan.

Në krye të kësaj sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe pavarësi qëndron Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili nuk kurseu as jetën e tij dhe as familjen e tij, kështu për këtë ditë ai sëbashku me familjen e tij dhanë jetën dhe u bënë shembull për brezat që do të vijnë se si luftohet dhe si vdiset për liri dhe pavarësi.

Të dashur qytetarë, ne duhet të punojmë që vendi ynë i dashur, Kosova jonë e dashur, të gëzoj vërtetë atë që e meriton, që amaneti i dëshmorëve tonë në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari të realizohet, ku liria, drejtësia dhe pavarësia të jetësohet në kuptim të plotë të fjalës.

Urime, shëndet dhe suksese për 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Partia FJALA
Prishtinë, 16.02.2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.