Partia FJALA uron festën e Fitër Bajramit
Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Kemi kënaqësinë të ju urojmë festën e Fitër Bajramit.
Fitër Bajrami është festë që na bashkon, gëzon dhe tregon se ne përfunduam me sukses Muajin e Bekuar të Ramazanit dhe arritëm të i përgjigjemi obligimit madhor të ZOTIT të Madhëruar duke agjëruar dhe duke dëshmuar dëgjueshmërinë dhe respektin për obligimet tona fetare.
Duke respektuar obligimet fetare, ne përveç shpërblimeve nga ZOTI i Madhëruar kemi ndihmuar dhe rifreskuar shëndetin tonë individual dhe të përgjithshëm, jemi solidarizuar me të varfërit, jemi ofruar me farefisin dhe kemi njohur më shumë njëri tjetrin dhe kemi zgjëruar më shumë rrethin dhe miqësinë tonë.
Fitër Bajrami është festë e paqes, solidaritetit dhe harmonisë për të gjithë besimtarët muslimanë e cila vjen pas agjërimit, përkushtimit dhe falënderimit ndaj Krijuesit, duke ngjallur ndërmjet njerëzve ndjenjën fisnike të mbështetjes dhe solidaritetit vëllazëror.
Ne sonte lirohemi nga një obligim madhor nga i cili përfituam virtytet më të larta dhe fisnike dhe me respektin më të madh për ju të nderuar qytetarë ju urojmë festën Fiter Bajramit, me lutje e shpresë te i Gjithëmëshirshmi që të na i pranon agjërimin dhe të gjitha adhurimet tona gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit.
Në këtë festë të Fitër Bajramit, nuk duhet të i harrojmë skamnorët, invalidët si dhe mbarë familjet e atyre që flijuan vetën për mirëqenien tonë shpirtërore dhe fizike që në këtë festë të ndihemi krenar për gjakun e derdhur të më të dashurve të tyre, që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Urime Fitër Bajrami,
Me respekt,
Partia FJALA,
Prishtinë, 16 Korrik 2015
