
Partia FJALA: Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, dorëzim dhe dështim i Qeverisë së Kosovës
Partia FJALA konsideron se organizimi i Zgjedhjeve Parlamentare të Serbisë, në Republikën e Kosovës, tregon qartë dështimin dhe dorëzimin e Qeverisë së Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Nuk ka dyshim se organizimi i Zgjedhjeve Parlamentare të Serbisë paraqet shkelje të sovranitetit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe për këtë shkelje përgjegjës kryesor është Qeveria e Republikës së Kosovës e cila pranon këtë shkelje dhe dorëzohet para autotiteteve të Beogradit.
Partia FJALA,
Prishtinë, 24.04.2016