E shtunë, Maj 18Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Programi Qeverisës i Partisë FJALA për katër vitet e ardhshme (2017 – 2021) në komunën e Skenderajit

Dajaku
Programi Qeverisës i Partisë FJALA për katër vitet e ardhshme (2017 – 2021) në komunën e Skenderajit

Prishtinë, 28.09.2017

Dua ta bëjë në formë bashkëbisedimi me ju:

1.A keni parë Transparencë në komunën tonë?
Besoj që kemi parë por jo në nivelin e kënaqshëm,

Pse?
Sepse Komuna jonë përveq webfaqes që ka, nuk ka TV-Lokal, nuk ka monitorim online përmes internetit në mënyrë që të jetë sa më transparent me qytetarin, për këtë arsye ne kandidatët e Partisë “FJALA” do të angazhohemi që transaprenca në Komunën tonë të jetë në nivelin e kënaqshëm në raport me qytetarin.

2.A keni parë në Komunën tonë ndërtime të larta që bien ndesh me Planin Urbanistik të Komunës?
Besoj që kemi parë dhe as njeri prej nesh nuk është i kënaqur me këtë. Por si do të ndryshoj kjo?

Nëse ju votoni për ta fuqizuar opozitën në nivelin lokal kjo do të jetë e arritshme sepse një subjekt i cili ka shumicën e ulsëve në Kuvendin Komunal, ka edhe komoditetin ti hartoj dhe ti zbatoj planet urbanistike edhe nëse ju nuk jeni të kënaqur. Nëse ju do ta votoni listën e Partisë “FJALA” ne do të angazhohemi që mos të ndodhin këto dukuri sepse ne kemi frikë Krijuesin e jo Krijesat.

3.A keni parë hapësira gjelbëruese në komunën tonë?
Me siguri kemi pa. Cilat janë ato: Parku Shaban Polluzha, Parku Idriz Rreci, Sheshi Adem Jashari si dhe Kompleksi Memorial Adem Jashari në Lagjen Jasharaj në Prekaz, po a mjaftojnë këto duke e ditur që edhe këto që janë përveq Sheshit Adem Jashari dhe Kompleksit Memorial të tjerat nuk janë në nivelin e kënaqshëm.

Asnjëri nga këto dy parqe nuk ka kënde të lojrave për fëmijë që do të ishte e domosdoshme për fë mijët tanë.

Përveq kësaj a keni parë objekte banesore që kanë hapësira gjelbruese? Me siguri që jo nëse po atëherë ma thuani se cilat janë ato?

4.A keni parë Qendër Rinore që plotëson standardet e duhura?
Me siguri kemi parë, por në çfarë gjendje është ajo për momentin vetëm ata që e kanë vizituar Qendrën e Rinisë “Hasan Prishtina”në Skenderaj e din mirë gjendjen e saj, për ata që se kanë vizitu unë ju them se është në një gjendje të pa lakmueshme: Amfiteatri pa zërim, Bibloteka pa klimë, Muzeu pa kushte tërheqëse për vizitorët etj etj.

Ne si Parti “FJALA”do të angazhohemi që Qendrës Rinore ti jepet një imazh i lakmueshëm për të gjithë rininë, ku ata do ti zhvillojnë aktivitetet e tyre si dhe ta afirmojnë talentin e tyre e të jenë shembull në Komunën tonë dhe me gjerë.

5.A keni parë të punësuar pa intervenca partiake në sektorin Publik?

Mendoj që kemi parë cilat janë ato raste, ato janë:
Vendet ku nuk kanë konkurent adekuat të subjektit që i përkasin vet, tani vijnë në konsiderim kandidatët e një subjekti tjetër. Ne do të angazhohemi në parandalimin e këtyre dukurive negative që po na rrethojnë secilin prej nesh.

6.A keni parë në komunën tonë transparencë në zhvillimin e bizneseve të vogla?

Mendoj që kemi parë, por jo në bizneset e vogla por në ato të mëdha. Ne do të angazhohemi që bizneset e vogla që të zhvillohen sa më shumë e jo të ketë monopol të biznesit në komunën tonë dhe bizneset e vogla të shuhen për arsye të ndryshme.

Për hir të transparencës ndaj juve qytetarë të dashur ne do të angazhohemi edhe në fusha të tjera brenda mandatit katër vjeçar nëse ju na jepni besimin për t’ju përfaqësuar, sa më shumë që na jepni fuqi me votën tuaj aq më shumë do të jemi të fuqishëm në realizimin e kërkesave të juaja në Kuvendin Komunal në Skenderaj.

Ju Faleminderit

Me Respekt:
Berat DAJAKU, Bartës i Listës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.