
Reagon Kelmendi: Zgjedhje apo qeveri e re?
Zgjedhje apo qeveri e re?
Nëse me 2014 Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën e formimit të qeverisë vetëm PDK-së si parti fituese, atë të drejtë e ka tani edhe VV-ja si parti fituese.
Do të thotë që vetëm VV-ja ka të drejtën e formimit të qeverisë, ose vendi shkon në zgjedhje.
Pra VV-ja e ka të drejtën kushtetuese, por nuk e ka të drejtën morale.
VV-ja nuk ka të drejtë morale të kërkojë zgjedhje.
Është e tmerrshme dhe shumë e rëndë nga ana e VV-së që pas 52 ditëve qeverisje ta dërgon vendin në zgjedhje.
VV-ja në krye me Albin Kurtin nuk kanë lënë të zezë pa thënë për Isa Mustafën dhe LDK-në.
E quajtën argat i Serbisë, përgjegjës për vrasjen e Astrit Deharit, superkriminel, ia numëruan 50 dosje në prokurori.
Por menjeherë brenda natës, Isa Mustafa nga një “superkriminel” u shëndërrua në Profesor të nderuar dhe ndërtues i “koalicionit i shpresës”.
Tash dikush këtu ka gënjyer dhe mashtruar!
Kur u realizua “koalicioni i shpresës” VV -LDK, u përmend që ky koalicion do të jetë 4+4.
Një mandat 4 vjeçar plus një mandat.
Por ndodhi e papritura.
Kur qytetarët e Kosovës i kishin drejtuar shpresat te ky koalicion, ia kishin besuar këtij koalicioni rreth 400 mijë vota, ky “koalicion i shpresës” pas 52 ditëve lundrim u fundos në ujërat e thella të interesit edhe egos për pushtet.
I dogji edhe shpresat, edhe 400 mijë vota edhe 5 milion euro.
Menjëherë pas vetërrëzimit të koalicionit doli në shesh interesi i tyre i ulët, “epshi për pushtet” dhe vetpëlqimi.
LDK-ja po kërkon qeveri të re që nuk ka të drejtë as kushtetuese dhe as morale.
VV-ja po kërkon zgjedhje të reja, që ka të drejtë kushtetuese por jo të drejtë morale.
Shpresën e qytetarit dhe rreth 200 mijë vota besnike, VV-ja dëshiron t’i shpërblen me zgjedhje,duke e detyruar qytetarin të dalë prap në zgjedhje dhe me paratë e tij qytetari ti paguan vet zgjedhjet, rretj 5 milion euro.
Në anën tjetër është PAN-i që dogji shpresat dhe përspektivën e qytetarëve.
Bëri të lulëzoi, korrupsioni, nepotizmi, padrejtësia dhe diskriminimi.
Për të zezat PAN-it nuk mjaftojnë orë dhe mijëra fjalë për të shkruar.
Ne FJALA nuk jemi as me VV-në, as me LDK-në dhe as me PAN-in.
Ne kemi rrugën tonë dhe qëndrimet tona.
Rruga që ne kemi zgjedhur, është rrugë e paqes dhe jo e dhunës, rrugë e bindjes dhe jo imponimit, rrugë e argumentit dhe jo fyerjeve e shpifjeve.
Dalëngadalë do të vijë koha e FJALËS.
Gëzim Kelmendi