E hënë, Maj 25Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Si u vërtetuan shumë qëndrime të Gëzim Kelmendit të thëna para më shumë se 10 viteve

690624542_1530188448475818_2238684221294211385_n

Si u vërtetuan shumë qëndrime të Gëzim Kelmendit të thëna para më shumë se 10 viteve:

1. I pari ishte Gëzim Kelmendi që me 2011 deklaroi se Turqia është ndër shtetet që më së shumti i don dhe i mbronë shqiptarët.
-Ndërsa tani për vite me rradhë shohim që Turqia vazhdon të i mbronë dhe mbështetë fuqishëm Shqipërinë dhe Kosovën, sidomos në fushën e policisë dhe ushtrisë.

2. I pari ishte Gëzim Kelmendi që me 2011 kundërshtoi marrëveshjen e “Demarkacionit”.
-Ndërsa pas 6 viteve Kuvendi Kosovës e miratoi marrëveshjen e “Demarkacionit”.

3. I pari ishte Gëzim Kelmendi që me 2012 kërkoi të iu jepet shtetësia kosovare shqiptarëve që jetojnë në Turqi.
-Ndërsa tani pas 14 viteve qeveria e Kosovës miratoi ligjin për shtetasit e huaj, që më së shumti përfituan serbët, por jo edhe shqiptarët e Turqisë.

4. I pari ishte Gëzim Kelmendi që me 2013 tregoi kush ishte Skënderbeu dhe për çka luftoi.
-Ndërsa pas Gëzimit : ish- presidentja Atifete Jahjaga, ish- presidenti Hashim Thaçi dhe ish-presidentja Vjosa Osmani vërtetuan qëndrimin e Gëzim Kelmendit, duke e quajtur Skënderbeun “Kalorës të Krishterimit”.

5. I pari ishte Gëzim Kelmendi që me 2013 kundërshtoi agjendat dhe projektet që e rrezikojnë familjen.
-Ndërsa pas 10 viteve qeveria procedoi në Kuvend “Kodin Civil” që rrezikon familjen.

Partia FJALA