E diel, Maj 19Shtyllat kryesore të Partisë FJALA janë: 1.Zhvillimi ekonomik i vendit, 2.Sundimi i drejtësisë, rendit dhe ligjit.

Smajli: Luftuam kur këtë e lypte koha dhe tani po angazhohemi në një formë tjetër në shërbim të vendit tonë – Kosovës

Fatmir Smajli
Smajli: Luftuam kur këtë e lypte koha dhe tani po angazhohemi në një formë tjetër në shërbim të vendit tonë – Kosovës

Prishtinë, 27.05.2017

Të nderuar miq,
Ne bëmë përpjekje, luftuam kur këtë e lypte koha dhe tani po angazhohemi në një formë tjetër. Përherë në shërbim të vendit tonë – Kosovës. Ky atdhe, vendi ynë i shtrenjtë dhe shteti më i ri i Evropës ka nevojë sot më shumë se kurrë për sinqeritet, punë dhe besnikëri ndaj atyre që po u japim fjalën për të punuar në të mirë të të ardhmes së fëmijëve të këtij vendi. Atyre që më së shumti ju duhet një shtet në të cilin do rriten, shkollohen, formësohen profesionalisht e intelektualisht dhe veprojnë e punojnë në vendin e tyre, për vendin e tyre.
U bë mjaft! Ne po rrisim, po edukojmë dhe po shkollojmë të rinjë por nuk po ju sigurojmë të ardhme në vendin e tyre. Këtë “produkt” të gatshëm po ua dhurojmë botës së zhvilluar si të gatshme.
I riu i Kosovës duhet të lindë, shkollohet dhe edukohet në vendlindjen e tij për të shërbyer në venin e tij. Në një Kosovë ku garantohet punësimi, mirëqenia dhe siguria për çdo qytetar në formë të barabartë.
Prandaj ne, si gjeneratë dhe Parti e re në skenën politike, të dëshpëruar nga ajo që përjetuam për më shumë se 15 vite, të informuar në detaje për nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe të vetëdijshëm tërësisht për sfidat dhe përgjegjësit në skenën politike, kërkojmë votën dhe mbështetjen tuaj.
Ne nuk flasim gjatë, ne japim fjalën për punë.

Miku juaj,
Fatmir Smajli
Specialist i IT,
Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Kandidat për Deputet në Kuvendin e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.